E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fadil Nasufi Berati nje qender e rendesishme e turizmit kulturor

Aleanca per te Ardhmen Varferine nuk e zgjidh dot bashkia por largimi i kesaj qeverie

Fadil Nasufi i Partise Socialiste kerkon nje mandat te trete ne krye te Bashkise se Beratit. Si drejtues i kesaj bashkie qe nga viti 2003 Nasufi ka pjesen e tij te kontributit per perfshirjen e Beratit ne UNESCO. Tani synimi i tij eshte shnderrimi i qytetit ne nje destinacion te rendesishem te turizmit kulturor.

Zoti Nasufi ju kandidoni per here te trete per postin e kryetarit te Bashkise Berat. Deri sa kerkoni nje mandat tjeter do te thote se keni ende pune per te bere. Cilat jane keto

Te kerkosh rikonfirmim per here te trete si kryetar bashkie ne Berat eshte nje sfide e veshtire. Jo e veshtire per tu perballuar me kundershtarin politik por si pergjegjesi e mbajtjes mbi supe te historise dhe lashtesise se ketij qyteti si angazhim per zhvillimin e qendrueshem social-ekonomik te qytetit dhe komunitetit dhe si ambicie per ta kthyer Beratin nga nje qytet i mbajtur ne periferi te vemendjes se qeverive ne keto 20 vjet ne nje kryeqender te zhvilluar rajonale e kombetare. Pervec shume puneve te kryera ne mandatin qe po leme pas kemi hedhur hapa konkrete ne hartimin e strategjive te zhvillimit te ekonomise vendore ne hartimin e planit te pergjithshem rregullues te planit te investimeve kapitale te strategjise per zhvillimin e turizmit etj. te cilat jane dokumente kryesore qe udheheqin te sotmen dhe te ardhmen e qytetit. Ne jemi te pergatitur dhe te gatshem qe se shpejti Berati te shnderrohet ne nje destinacion te rendesishem turistik ku te realizohen 24 projektet e planit te veprimit per turizem dhe te implementohen 192 projektet qe synojne zhvillimin e ekuilibruar urban. Ne mandatin tim te ri deviza ime do te jete qe emri i Beratit dhe sfidat per Beratin te kthehen ne nje kult dhe ne nje detyrim prioritar te shtetit dhe qeverise se ketij vendi.

Perse beratasit duhet te besojne se ju do te beni ne keto 4 vite gjera qe nuk i bete dot ne 7 vjet

Qytetaret e Beratit me njohin si mik i tyre si nje drejtues i zgjedhur dhe i provuar prej tyre qe kam demonstruar seriozitet integritet ekuiliber gjitheperfshirje ambicie pozitive menaxhim transparent dhe perpjekje te gjithanshme ne te mire te Beratit dhe qytetareve tane te mrekullueshem.

Filozofia e bashkepunimit pa dallim me te gjitha dikasteret qendrore dhe institucionet e shtetit ne interes te qytetit te qenet i hapur dhe me dore te shtrire ndaj kujtdo qe sjell fonde e zhvillon projekte ne qytet dhe ndarja e suksesit me te gjithe ata qe e meritojne dhe kontribuojne per Beratin ka qene dhe mbetet obligimi im i palekundur.

Le te ndalemi te problemet kryesore me te cilat perballen sot beratasit. Ta fillojme me lagjet muze. Si do i zgjidhni problemet e atjeshme per kanalizime per mbrojtje nga zjarri dhe per mirembajtje te shtepive qe jane monumente kulture

Jane ceshtje prioritare. Jane shqetesim kombetar dhe pergjegjesi e qeverise dhe pushtetit vendor. Zona historike dhe monumentet e kultures jane ne rrezik dhe nuk mund te presin pa fund investime e financime. Jemi ne emergjence ndaj apeloj sepse riciklohen te njejtat shqetesime qe identifikohen e nuk zgjidhen.

Gjykoj se perpara vleresimit te situates ne terren duhet te rishikohen ligjet vendimet dhe rregulloret per menaxhimin e vlerave muzeore dhe te trashegimise. Pushteti vendor ka kompetenca te kufizuara dhe ligji ngarkon IMK Drejtorine Rajonale te Kultures Kombetare per menaxhimin e Qendres Historike per restaurimin e banesave per ruajtjen e monumenteve per eliminimin e rreziqeve per menaxhimin e muzeve dhe te objekteve te kultit etj.

Megjithate ne 4 vitet e ardhshme bashkia do te jete prezent me investime te drejtperdrejta ne qendren historike duke zbatuar planin e veprimit per turizmin qe e permendem edhe me pare ne kete interviste.

Lumi Osum cdo vit e me i eger. A keni projekte per sistemimin e argjinatures Nese po sa kushton dhe kush do ta financoje

Ne kemi nderhyre per largimin e aluvioneve dhe zgjerimin e shtratit te lumit Osum sidomos ne segmentin e ures se Gorices dhe ures se Varur. shte kjo arsyeja qe ne vitet e fundit Berati u ka shpetuar permbytjeve. Projekti i argjinatures nuk financohet qe nga viti 2002 dhe per shkak te kohes se gjate te mosfinancimit ky projekt duhet te riazhornohet. Per momentin duhet financuar ne segmentin ku bashkohet perroi i Zagores me Osumin nje pike kercenuese per erozion dhe permbytje. Bashkia Berat ka bere te mundur qe te siguroje fonde nga BE-ja nepermjet kompanise franceze SIKALA per studimin projektin dhe menaxhimin sipas perspektives europiane te lumit Osum. Ky eshte nje projekt madhor qe zgjidh problematikat e fatkeqesive qe sjell lumi Osum dhe qe e kthen kete pasuri te cmuar ne nje atraksion te rendesishem dhe vlere te jashtezakonshme per qytetin.

Ne planin social ka dy probleme te mprehta papunesi qe sjell varferine por edhe komuniteti rom force e paintegruar. Do te beni dicka per keto probleme

Jo Berati por e gjithe Shqiperia eshte nen pushtetin e papunesise dhe te varferise. Jetojme ne nje Shqiperi ku pakica pasurohet dhe shumica varferohet ne ekstrem ku shteti qeveria dhe klientet e tyre rrembejne prona korruptohen cdo dite dhe e kane kthyer zullumin dhe babezine ne paturpesi dhe ne motiv qeverisje. Lufta kunder varferise nuk mund te zhvillohet me therrimet e ndihmes ekonomike dhe perkrahjes sociale as me asfiksimin e biznesit dhe marrjen peng te shanseve te qytetareve nga kjo qeveri. Ne do te bejme detyren tone per realizimin e minimumit jetik per shtresat ne nevoje dhe per zgjerimin e hapesirave per punesim por kjo eshte nje sfide kombetare qe gjen zgjidhje me largimin e kesaj qeverie. Sa u perket romeve kemi filluar projekte per integrimin e tyre dhe jemi ne fazen e konkretizimit per strehim arsimim dhe per akomodim te perhershem.

Beratasit mburren se kane 2400 vjet qyteterim. Por qyteti sot nuk ka as kinema. Do te mund ta ndryshoni ju jeten kulturore te qytetit ne 4 vitet e ardhshme

Berati do te kete nje axhende dhe nje kalendar dinamik te jetes kulturore. Kjo edhe per shkak te prioritetit si destinacion i turizmit kulturor. Beratit i mungojne shume gjera. Do te zbatojme prioritetet e planit te pergjithshem rregullues per te financuar projekte per interesa publike dhe do te nxisim edhe sipermarrjet private per te investuar per qendra biznesi qendra argetimi per qendren tregtare dhe per atraksione te tjera qe plotesojne vakumin e sotem. E rendesishme eshte se ne i posedojme si prona publike shume objekte dhe institucione social-kulturore te cilat presin financime per rifunksionalizim dhe per tu zhvilluar ne dobi te qytetit.

Doja nje koment per kandidatin kundershtar

Nuk kam koment. shte ne te drejten e tij dhe te partise se tij qe te kandidoje. Une merrem me qytetin dhe qytetaret. Dua te drejtoj sipas motos cfare dime ne te bejme mire dhe jo sa i keq eshte kundershtari. Nese nga kandidati kundershtar ka nje sjellje ndryshe une ketu jam perseri per te komunikuar publikisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›