E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksat e Tiranes replika te ashpra PD-se

Perplasja Zv.ministri Bino akuza bashkise per gjelberimin. Brace Kunati i Bashes nuk ka paguar detyrimet

Pas projekteve ambicioze per zhvillimin e Shqiperise fushata elektorale hyn ne fazen e dyte te saj ate te dominimit nga denoncimi i mashtrimeve reciproke. Ne vijim te deklarimeve te dy diteve me pare deputeti socialist nenkryetar i grupit parlamentar Erion Brace ka riperseritur serish akuzat per mashtrim ndaj kandidatit demokrat per Tiranen Lulezim Basha per sa i perket ceshtjes se taksave. Nje biznes i vogel sot ne Tirane paguan tarife pastrimi nga 2500 deri ne 7500 leke dhe kjo eshte 25 me pak se tarifa e mirembajtjes se kases fiskale qe qeveria e percaktoi 9600 leke... Kjo qe shihni eshte fature arketimi e taksave te llogaritura si detyrim fiskal per kompanine Reno Albania nen administrimin e shtetasit Erjon Isufi me adrese Rr. M.Shyri kunati i Lulzim Bashes dhe shefi i shtabit te fushates se tij Per vitin 2010 jane vetem 3 taksa me vlere 66120 leke ne total ose 5510 leke ne muaj ka deklaruar Brace duke ilustruar akuzat e veta me dokumentacion tatimor te te afermeve te kandidatit demokrat. Po keshtu ai ka sjelle ne vemendje fakte te ngjashme edhe per biznesmenin e afert me qeverine Berisha Damir Fazllic per te cilin ka ekspozuar nje dokument tjeter.

Nderkohe sulmeve te PS-se ndaj kandidatit demokrat dhe skanimit qe ajo po u ben premtimeve te tij shumica i eshte kunderpergjigjur me renditjen e deshtimeve te Edi Rames ne realizmin e objektivave elektorale te tij. Numri dy i Ministrise se Mjedisit Taulant Bino ka dale dje para mediave per te pergenjeshtruar pretendimet e Edi Rames per gjelberimin qe eshte nje nga pikat e forta te tij. Rama deklaroi dje se ne saje te tarifes se gjelberimit ka mbjelle 55 mije peme nderkohe qe Parku i Liqenit Artificial ka gjithe-gjithe 30 mije peme.

Pra sipas z.Rama duhet te kishim edhe nje tjeter park te Liqenit Ku eshte ky park Sot Tirana ka 35 me pak se ne vitin 2005 dhe 58 me pak se premtimi per vitin 2008... u shpreh zv.ministri i Mjedisit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›