Ilir Kupa mund të jetë arratisur në Shqipëri
Greek Reporter
Policia greke thotë se ka gjetur vendin ku fshihej i arratisuri Ilir Kupa në Kerasohori, 500 metra nga Polidrozo, pranë një shtëpie, të cilën thuhet se e ka vjedhur duke marrë ushqim dhe një thes për të fjetur. Mendohet se ai mund të jetë larguar për në Shqipëri.
Policia thotë se ai ka thyer bravën e shtëpisë, mori disa gjëra në dollap dhe u largua duke lënë dy lente në tavolinë. Në Kerasohori ka më pak se 200 banorë dhe asnjë nuk ka raportuar se e ka parë atë, edhe pse policia thotë se ka shumë shqiptarë që jetojnë aty.
Policia mendon se ai ka bashkëpunëtorë që e kanë nxjerrë atë në Shqipëri. Policia beson se janë barinjtë shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë në Greqi, që e kanë ndihmuar.
Kupa nuk mund të ketë lëvizur vetë. Është e pamundur që të bëjë një distancë të tillë në këmbë, thotë policia.
Ai është i fundit i një grupi shqiptarësh që u arratisën nga burgu i Trikalas. Pjesa tjetër është kapur ose vrarë.
Ai është shënjestra e një prej kërkimeve më të mëdha të forcave të rendit të bërë ndonjëherë në Greqi.
