E Shtunë, 31 Tetor 2026

TemA TV/ Berisha i cakton edhe bashkëpunëtorët Bashës (VIDEO)

bashaKryeministri në detyrë, Sali Berisha, i dorëhequr nga posti i kryetarit të PD-së pasi humbi thellë zgjedhjet e 23 qershorit, jo vetëm përzgjodhi pasuesin, Lulzim Bashën.

Berisha po i cakton kryetarit të ri edhe bashkëpunëtorët e ngushtë.

Në takimin e parë publik, që pasi mori detyrën e kreut të PD-së, Basha është parë i shoqëruar nga shefi i kabinetit të Berishës, Oerd Bylykbashi.

Duket se karriera e Bylykbashit në PD do të ecë me hapa shumë të shpejtë.

Ai ishte pjesë e listës fituese e PD-së në Durrës dhe ka siguruar një mandat deputeti.

Askush nuk e ka dyshuar se tërheqja e Berishës nga numri 1 i PD-së, ishte hapja e rrugës për pasuesin. Ai do të jetë gjithnjë aty.

Por për të shmangur çdo lloj “dyshimi” se Basha mund të hedhë ndonjë hap edhe si i “pavarur” prej tij, Berisha ka përzgjedhur edhe emrat që do të jenë pjesë e ekipit drejtues të PD-së, pranë Bashës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›