E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta: Kushtetuta do të kthehet siç ishte në vitin 2008

Meta: Do bashkëpunojmë me Nishanin dhe me opozitën e djathtë

Ilir METAKryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka dhënë dje një intervistë për emisionin Nga A në Zh të televizionit Agon Channel. Meta ka theksuar se Kushtetuta duhet rikthyer ajo që ishte para ndryshimeve të dyshes Berisha-Rama. Kushtetuta duhet të preket në të gjitha pikat të cilat u ndryshuan dhe të kthehet aty ku ishte, theksoi ai. Ai gjithashtu vuri në dukje se mazhoranca do të bashkëpunojë edhe me opozitën e djathtë.

Intervistoi: Menada ZAIMI
Z. Meta, si e përktheni ju me dy fjalë rezultatin e 23 qershorit? I referohem asaj çka mori Lëvizja Socialiste për Integrim.
Demonstrim i shpirtit të ndryshimit të qytetarëve shqiptarë dhe i shpirtit pro-evropian të tyre. Sepse nuk kanë qenë zgjedhje të lehta, ka pasur një trysni të padrejtë dhe të pandershme nga ana e mazhorancës së mëparshme dhe e qeverisë aktuale për të trysnuar popullin shqiptar, për të deformuar procesin zgjedhor. Gjë që nisi që me ndryshimin e paligjshëm dhe antikushtetues të anëtarit të KQZ-së dhe që vijoi deri në minutën e fundit apo që më pas vazhdoi edhe me një sondazh të proklamuar nga një kompani gjoja që kishte punuar me Obamën, etj., që nxirrte bindshëm fitues koalicionit e djathtë.

Çfarë përgjigje keni ju z. Meta për ata që thonë se vota për LSI-në në fakt ishte një votë pragmatiste?
Mendoj se ishte një votë e mençur, edhe pragmatiste qoftë, sepse unë nuk e marr asnjëherë në sens negativ, përkundrazi. Ishte një votë e mençur, sepse njerëzit donin një stabilitet dhe së dyti cila ishte ajo parti që do të thoja unë bëri fushatën më pozitive? Ishte LSI-ja.

Ndoshta sepse ishit të detyruar ngaqë ishit në qeveri të paktën deri në 1 prillin e viti 2013?
Jo, nuk ka lidhje me atë, ne kishim shumë arsye për të bërë një fushatë edhe më të fortë, por qëndrimet tona kanë qenë në vijimësi konstruktive, kanë qenë në vijimësi pozitive, kanë qenë në vijimësi, bashkëpunuese. Përpjekjet tona edhe për miratimin e tre ligjeve besoj se janë vlerësuar dhe janë çmuar nga njerëzit, që kjo forcë është një garanci për normalitet në këtë vend. Pra, ky vend ka nevojë që të forcojë stabilitetin, ka nevojë për të bërë edhe ndryshime, pra për të ecur më shpejt. Kështu që mendoj se ky mesazh te LSI-ja u perceptua në mënyrën më racionale si faktor stabiliteti, si faktor bashkëpunimi në vend si faktor normalizimi. Dhe njëkohësisht ne kemi qenë tepër konkretë edhe në programin tonë, nuk jemi marrë me 100 çështje në fushatë, pavarësisht se program kemi pasur për çdo fushë. Kemi kapur problemin e ristrukturimit të ekonomisë për të garantuar rritje të qëndrueshme dhe problemin e punësimit, se si çdo politikë duhet vënë në funksion të rritjes së punësimit në vend.

Nëse biem dakord z. Meta se vota më 23 qershor ndëshkoi Partinë Demokratike për shkak të qeverisjes së keqe, ju kontrollonit 20 % të qeverisjes. Ju ishit pjesë e problemit por nuk ishit qeverisja e keqe? Pse nuk u penalizua LSI dhe nuk mori asnjë faturë nga kjo qeverisje e keqe e PD-së në total?
Së pari nuk dua ti ndaj gjërat bardhezi. Së dyti, kjo puna e 20% ka qenë një spekulim i madh, sepse gjërat në të vërtetë nuk kanë qenë kështu. Po kështu ministrat e LSI-së kanë qenë tepër bashkëpunues dhe tepër parimor në qeveri dhe në qeverisje. Kanë qenë tepër konstruktiv, nuk është e vërtetë ajo se ministrat e LSI-së ministritë i kanë pasur si domene të tyre. Kjo është një përrallë. Unë mund tju them për shembull, se vetëm në Ministrinë e Ekonomisë, 80 për qind e të gjithë drejtorive në këtë ministri, madje më të rëndësishmet, kanë qenë ose persona që kanë punuar më parë në administratë, përpara se të bëhej koalicioni i vitit 2009, ose kanë qenë kryesisht të propozuar nga ana e Partisë Demokratike. Apo edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, dihet që më shumë se gjysmën e këtij sistemi e përfaqësojnë sigurimet shëndetësore dhe shumë struktura të tjera. Njerëzit kanë qenë tepër racionalë. Së pari, LSI-a nuk ka pasur lidershipin e qeverisë. LSI-a ka treguar përgjegjësitë e saj. LSI-a ka marrë dhe kostot e saj, absolutisht, të cilat diku kanë qenë të drejta por në të shumtën e rasteve kanë qenë të padrejta, sepse ka qenë një interes në atë kohë edhe i Partisë Socialiste më shumë për të goditur përfaqësuesit e LSI-së në media, duke parë të keqen tek aleanca LSI PD dhe duke e ekzagjeruar shumë raste të sakta dhe të pavërteta por ka qenë dhe interes i segmenteve të Partisë Demokratike për të ekspozuar gjoja njerëz të LSI-së si përfaqësues të fenomeneve kryesore, ndërkohë kur pushteti real ka qenë 99 për qind në duart e Partisë Demokratike. Pra, LSI është sjellë në mënyrë konstruktive edhe në qeverisjen e vendit, në mënyrë modeste. Ka treguar vullnet për të bashkëpunuar dhe për të bërë reforma. Dhe ka bërë një gjë të mirë, që ka bërë vazhdimisht lëvizje në qeveri, gjë që Partia Demokratike nuk e ka bërë. Pra, në drejtim të ministrave, të përfaqësuesve të saj. Sepse edhe ndryshimi është pozitiv.

Si ratë dakord me Edi Ramën për të ndarë postin e kryeministrit dhe që ju do të jeni kryetari i Kuvendit nesër, a ishte e thjeshtë?
Mendoj se është një ndarje e natyrshme dhe e logjikshme duke lexuar rezultatin e votuesve dhe përgjegjësitë që ata na kanë besuar. Kështu që unë mendoj se, përderisa Partia Socialiste ka dalë në mënyrë të qartë forcë e parë politike, natyrisht që është akoma më e vështirë për partinë që ka dalë e dyta edhe pse me shumë numra që të pretendojë postin e kryeministrit. Për respekt në radhë të parë të votës së qytetarëve  dhe të gjithë opozitarëve i takon PS-së për të marrë përgjegjësinë për drejtimin e qeverisë. Asaj i takonte marrja e kësaj përgjegjësie. Përderisa ata u votuan më shumë se kushdo tjetër sigurisht që u takon atyre kjo përgjegjësi. Natyrisht që edhe unë, në emër të LSI-së, kam marrë një përgjegjësi tjetër shumë të rëndësishme sikurse është drejtimi i Kuvendit. Besoj se fryma jonë e bashkëpunimit, e forcimit të institucioneve dhe e dialogut për reformat e mëdha që ka nevojë vendi do të reflektohet edhe në drejtimin e Kuvendit.

Legalizim falas ishte çështja më e fortë me të cilën Partia Socialiste u prezantua në këtë fushatë. Çfarë do të thotë legalizim falas?
Nuk mendoj se suksesi i Partisë Socialiste në këto zgjedhje ka ardhur për shkak se ka premtuar legalizime falas. Një pjesë e mirë e dështimit në Partinë Demokratike ka ardhur sepse ka premtuar në 4-5 fushata legalizim falas, dhe ky proces ishte komplet i dështuar. Pastaj, se si do të zgjidhet kjo çështje dhe kur do të zgjidhet, kjo do të bëhet transparente, por që çështja e legalizimit do të marrë një zgjidhje të shpejtë, kjo është e padiskutueshme.

Si do të funksionojë bashkia e drejtuar nga demokratët?
Qëllimi ynë është bashkëpunimi në gjithë jetën politike të vendit. Bashkëpunimi me Presidentin e Republikës pavarësisht se është propozuar nga demokratët me gjithë institucionet e tjera. Bashkëpunim me guvernatorin e bankës sepse është një institucion shumë i rëndësishëm për të vijuar të gjitha reformat ekonomike, financiare, e kështu me radhë. Me sistemin e drejtësisë dhe padyshim dhe me pushtetin lokal pa dallim partiak. Kështu që çdo gjë do të bëhet në interesin e një produkti sa më të mirë për qytetarët, aty ku përgjegjësitë janë të përbashkëta.

Duke qenë se nuk i keni pranuar asnjëherë ndryshimet kushtetuese do të bëni një hap drejt ndryshimit të atyre neneve të Kushtetutës duke qenë se kësaj radhe keni një mazhorancë solide?
Së pari, ka disa elementë. Ne dëshirojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat, sidomos për sa i takon reformave të mëdha, aq më tepër legjislacionit që ka

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›