E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta: LSI koalicion fitues me PD

CËRRIK- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka rikonfirmuar vijimësinë e kolacionit me Partinë Demokratike.

Deklarata e tij vjen nga qytetit Cërriku, njëherësh si përgjigje ndaj asaj të Kastriot Islamit, i cili tha se e majta nuk fiton pa bashkim me LSI.

“Lëvizja Socialiste për Integrim është afirmuar si forcë fituese dhe kjo ndodh për arsye se ka qenë gjithnjë shumë e qartë në zgjedhjet politike që ka bërë. Kemi marrëveshje me Partinë Demokratike për koalicionin qeverisës për këto katër vite. Kështu që kjo është një marrëveshje që do të repektohet me korrektesë të plotë nga ana jonë. Kjo nuk është cështje ofertash”,- theksoi kreu i LSI-së.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›