Ndërrimi i viteve, BalkanWeb uron: Gëzuar Vitin e Ri!
TIRANË- Sot më 31 Dhjetor në orën 12:00 në mesnatë lëmë pas një vit dhe kapërcejmë tek viti i ri, 2012. Kremtimi i Vitit të Ri është një nga festat më tradicionale që mbledh familjarë, miq e shokë në tryeza të përbashkëta. Me dollitë, traditë kjo sidomos tek shqiptarët urohet mirëseardhja e Viti të Ri dhe urimi për mbarësi në vitin e ardhshëm. Edhe Agjencia BalkanWeb, iu uron gjithë shqiptarëve kudo janë: “Gëzuar Vitin e ri, 2012!”
Tirana pak orë para ndërrimit të viteve
Qytetarët e Tiranës kanë vazhduar në ditën e fundit të vitit ecejaket e tyre të pafund për të mbyllur blerjet dhe detyrimet që kërkon festa e fundvitit. Rrugët e metropolit shqiptar që në orët e para të ditës, kanë qenë më të populluara se kurrë, ndërkohë që më fatlumët kanë qenë tregtarët, të cilët nuk kanë rreshtur së shituri gjithfarëlloj mallrash .
Në tregun e madh në qendër të Tiranës, qytetarët kanë vazhduar të blejnë ushqimet e fundit, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe blerjet për dhuratat e shumta në dyqanet dhe butique-t e kryeqytetit.
Baret dhe restorantet kanë qenë gjithsesi të mbushura me njerëz, ndërkohë që edhe trafiku nuk ka premtuar shumë qetësi për kryeqytetasit. Forcat e policisë janë në gadishmëri, ndërkohë që sipas deklaratave të krerëve të policisë së Tiranës, të gjithë efektivat do të vazhdojnë të jenë në gadishmëri për gjatë të gjithë natës së madhe.
Ndërkohë jo vetëm restoranti, diskoteka apo pub-i, argëtimi dhe atmosfera festive e ambientit, kanë qënë pjesë e kënaqësisë së natës së Vitit të Ri. Parukeritë e Tiranës kanë qënë edhe në këtë ditë të fundit të vitit plot e më plot, për të krijuar një look-u të veçantë , i cili sigurisht që ka kërkuar edhe veshje të veçantë duke ‘detyruar’ butikët’ të jenë më shumë se plot duke tregtuar veshje nga ekstravagantet deri tek klasiket. Ngjyrat e veshjeve që janë preferuar të blihen, kanë qenë nga e zeza ngjyrë miu, ndërsa më të pëlqyerat kanë qenë fustanet e mbrëmjes.
(BalkanWeb) Lidhje te tjera Si lindi dhe si festohet Viti i Ri Ritet dhe besimet në ditën e pritjes së Vitin e Ri