E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarimi i të ardhurave personale, nga 1 janari

Tiranë-  Duke filluar nga 1 janari i vitit 2012, çdo qytetar shqiptarë do duhet të bëjë deklarimin e të ardhurave personale. Deklarimi i të ardhurave personale është një dokument që do të shërbejë më pas për të verifikuar nivelin e taksave që qytetarët kanë paguar në raport me të ardhurat e tyre dhe do të
dorëzohet në Drejtorinë Rajonale Tatimore brenda datës 30 prill 2012 për vitin fiskal 2011.

Në zbatim të nenit 13 të ligjit, detyrimin për dorëzimin e deklaratës individuale vjetore të të ardhurave e ka kryefamiljari dhe gruaja në deklarata të veçanta, sipas modelit të miratuar, duke plotësuar rubrikat respektive të deklaratës individuale vjetore të të ardhurave.

Nëse kryefamiljari për periudhën tatimore ka realizuar të ardhura individuale vjetore, më pak se kufiri 800 mijë lekë, ka të drejtën të përfitojë nga njohja e shpenzimeve të zbritshme. Por nëse nuk kanë realizuar të ardhura, ata duhet të deklarohen në deklaratën e kryefamiljarit dhe atë të gruas, duke plotësuar kutitë përkatëse.

Nga ana tjetër, nëse fëmijët realizojnë të ardhura individuale gjatë periudhës tatimore, ata duhet të deklarojnë individualisht këto të ardhura nëpërmjet plotësimit të deklaratës. Nëse kryefamiljari realizon të ardhura vjetore mbi kufirin 800 mijë lekë, ai nuk do të përfitonte nga shpenzimet e zbritshme dhe do të tatohet me 10 për qind për pjesën mbi shumën e përcaktuar.

Sipas mendimit të ekspertëve të ekonomisë, kjo nismë ligjore duhet vlerësuar mjaft pozitivisht pasi, sipas tyre,  deklarimi i të ardhurave personale do t’i shërbejë formalizimit të ekonomisë, por edhe ndërgjegjësimit qytetar.

Shkrime të tjera me interes:

  1. “Rilindja Shqiptare”, rishpërndarje të të ardhurave Tiranë-Programi i ri i Partisë Socialiste ka ngjyresa plotësisht të...
  2. Supergjobat e tatimorëve, 350 milionë lekë në vetëm 2 javë Tiranë- Aksioni kundër evazionit fiskal, i ndërrmarrë  nga administrata tatimore...
  3. Objektet personale të Lennon në ekspozitë në New York Në vazhdën e një sërë aktivitetetsh për ditëlindjen e 71-të...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›