Ilir Meta: Po cenohen standardet që ishin krijuar me mund
Kreu i LSI-së së Ilir Meta ka deklaruar nga Berati, ku bëri prezantimin e kandidates për deputete, Sajmira Laçi se vendi ka nevojë për ekuilibër të ri polotik.
Nuk mund të kontrollohen te gjitha institucionet nga një qendër. Po cenohen të gjitha ato standarde që ishin krijuar me mund. I qëndruam marrevshjes dhe u ndamë si qytetarë. Berisha e ka të vështirë të ndahet në mënyre të tillë,” tha Meta.
Ai ka nënvizuar se koalicioni i ri i jep një frymarrje të re Beratit dhe Shqipërisë, teksa ka theksuar se integrimi nuk arrihet duke i bërë karshillëk ndërkombëtarëve. /ep