E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli, kërkesë PS-së për të paraqitur zëvendësuesit e Bibës dhe Shtyllës

topalliKryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka kërkuar nga ana e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, të paraqesë dy emra të tjerë për të zëvendësuar Denar Bibën dhe Albana Shtyllën në KQZ. Sipas një njoftimi të Kuvendit, zëvendësimi i Bibës dhe Shtyllës, të cilët hanë dorëheqjen, duhet të ndodhë brenda 48 orëve.

Kuvendi, pasi administroi dorëheqjet e z. Biba dhe znj. Shtylla, bazuar në pikën 3 të nenit 19 të Kodit Zgjedhor, e cila thotë: Në rast se mandati i një anëtari të KQZ-së përfundon para kohe gjatë periudhës së zgjedhjeve, ai zëvendësohet nga Kuvendi sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 48 orë nga krijimi i vakancës, i kërkoi Kryetarit të Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, me shkresë nr.790, dt. 17.04.2013, që të sjellë, brenda afateve, propozimet e PS-së për zëvendësimin e dy anëtarëve të PS-së në KQZ. Kjo, e bazuar në pikën 2 të nenit 19 të Kodit zgjedhor, ku thuhet: Të drejtën për propozimin e kandidaturave e ka i njëjti subjekt politik që kishte propozuar anëtarin thuhet në njofitimin e Kuvendit./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›