E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta: Te hiqen vizat midis Shqiperise dhe Serbise

Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Meta kerkoi heqjen e vizave midis Shqiperise dhe Serbise. Ne te njejten kohe ai eshte shprehur se zgjedhjet presidenciale te 20 Janarit ne Serbi te ndihmojne ne perparimin e Serbise drejt Evropes se Bashkuar. Keto deklarata, kreu i LSI, Ilir Meta i ka bere teksa priti dje ne dreke ne seline e saj te ngarkuarin me pune te Serbise, Miroljub Zaric. Gjate ketij takimi Meta shprehu rendesine qe ka zhvillimi i panderprere i marredhenieve bilaterale midis dy vendeve ne dobi te stabilitetit rajonal dhe integrimit evropian. Meta theksoi se nevojiten impulse te reja per zgjerimin dhe konkretizimin e ketyre marredhenieve, ku nje ndihme te vecante do te sillte heqja e vizave midis dy vendeve, sikurse prej vitesh kjo ka funksionuar me sukses me Malin e Zi. Lideri i LSI-se, Meta shprehu deshiren qe zgjedhjet presidenciale te 20 janarit ne Serbi te ndihmojne ne perparimin e Serbise drejt Evropes se Bashkuar, pasi kjo eshte ne te mire te te gjithe rajonit tone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›