Vendet arabe, pro pavaresise
Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli dhe delegacioni parlamentar qe e shoqeronte, ne vijim te vizites se saj zyrtare ne vendet e Gjirit Persik, u ndal ne Bahrein ku u prit nga personalitetet e larta te kesaj mbreterie, e cila ze vendin e dyte ne Lindjen e Mesme per perpunimin e naftes, vendi i shnderruar ne nje qender bankare nga me te fuqishmet. Nje nga bisedat kryesore te takimit ishte edhe ajo e fokusuar ne ceshtjen e Kosoves. Duke theksuar qendrimin e shtetit shqiptar ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves mbi bazen e Paketes Ahtisari, z.Topalli kerkoi mbeshtetjen e Bahreinit per njohjen e pavaresise se Kosoves dhe ndikimin e kesaj mbreterie edhe ne vendet e tjera.