E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta Vota e shqiptareve duhet te garantohet nga Kodi dhe ligji

28-10-2010 / Gazeta 55

Zv/kryeministri Ilir Meta deklaron se eshte e rendesishme qe tryeza e therritur nga kryeministri Berisha te vijoje punen ne te gjitha nivelet perfshire dhe ate te eksperteve. Ai deklaroi se pritet qe te vazhdojne negociatat per reformen zgjedhore me opoziten duke theksuar se mazhoranca do te shqyrtoje cdo kerkese te saj

Z. Meta ambasadori i OSBE e ka konsideruar sot si te domosdoshme kryerjen e reformes zgjedhore dhe u ka bere thirrje partive politike qe te kene parasysh interesat kombetare. Ju keni qene nga te paret qe keni kerkuar kryerjen e reformes zgjedhore. A keni nje koment
Dua te pershendes mbajtjen e tryezes se pare me iniciativen e Kryeministrit Berisha ku mori pjese edhe kryetari i Partise Socialiste z. Rama. Mendoj se eshte e domosdoshme qe te vijoje kjo tryeze ne te gjitha nivelet por sidomos ne ate te eksperteve ne bashkepunim te ngushte me OSBE-ODIHR-in. Une dua te pershendes garancite qe dha Kryeministri Berisha ne menyre qe qeveria te marre persiper shpenzimet per kutite e reja qe nuk jane te nevojshme per ti hequr merakun kujtdo per asgjesimin e fleteve te votimit dhe madje per ti mbajtur ato deri ne 28 qershor gati 2 muaj para zgjedhjeve te vitit 2013 si nje akt tolerance si nje akt pergjegjeshmerie politike dhe si nje ftese per tolerance dhe nga pala tjeter e cila e ka te qarte rrugen se si duhet shkuar per te cuar para transparencen ne perputhje me Kushtetuten. Nuk ekziston asnje shqetesim dhe asnje pengese ne kete drejtim. Ndaj besoj qe duhet dhe do te vijoje angazhimi i te gjitheve per te cuar para reformen zgjedhore per te permiresuar Kodin dhe per te zbatuar te gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR-it pas zgjedhjeve te fundit ne vendin tone. Ky eshte interesi i te gjitheve. Eumlshte interes i qytetareve shqiptare ne menyre qe vota e tyre te jete sa me e garantuar dhe kete garanci ne radhe te pare e jep Kodi dhe ligji.

Z. Meta si do te behet Kodi pa Partine Socialiste
Nuk ekziston asnje pengese nuk mund te ekzistoje me asnje alibi. Ne rast se deri dje ngrihej shqetesimi se mund te digjeshin fletet e votimit nderkohe qe ka nje vit qe pala e interesuar nuk ben asnje perpjekje serioze per te shkuar drejt fleteve te votimit tani fletet aty do ti kene. Natyrisht qe eshte nje pergjegjesi pasi eshte nje kosto e panevojshme per taksapaguesit shqiptare qe te shpenzohet dhe per kuti te tjera. Por besoj se e mirekuptojne se behet per disa qellime qe synojne te japin nje mundesi me shume per reflektim nga pala tjeter dhe nderkohe te vijoje i gjithe procesi i reformes zgjedhore i pergatitjes se zgjedhjeve te ardhshme te pergjithshme vendore. Ne do te vazhdojme te japim te gjithe angazhimin tone ne kete drejtim.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›