E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta uron besimtaret e krishtere

“Krishlindjet na japin shprese në keto ditë festash. Unë uroj mbarësi për këta banorë”. Me anë të këtij urimi, Ministri i Energjetikës, Ilir Meta ka uruar shqiptarët, ndërsa besimtarët e krishterë kremtuan lindjen e Jezu Krishtit. Meta sëbashku me Komitetin Ndërmistror të Emergjencave kanë pritur lindjen e Krishtit në Malin e Jushit në komunën Bushat. Këtë mesazh, zv/kryeministri e përcolli ditën e sotme nga familja e Gjovalin Sukajt, një ndër familjet në të cilat përkon dhe me largimin e ujit.
 

Ditë më parë, Meta ka deklaruar se ka kaluar tashmë situata e emergjencës, ndërsa ka nisur dhe procesi i vleresimit te demeve.
 

Përmirësime të dukshme janë konstatuar në komunën Bushat, ku niveli i ujit është ulur në të gjithë zonën dhe qarkullimi i automjeteve është i mundur në të gjithë akset rrugore, duke lehtësuar së tepërmi ndërhyrjen e strukturave të shtabit të emergjencës në dhënien e ndihmës për komunitetin dhe sidomos për bagëtitë e shumta që ka kjo zonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›