Belgjikë, dëbora paralizon transportin

Reshjet e dëndura të dëborës kanë gjunjëzuar Belgjikën, duke paralizuar rrugët, hekurudhat dhe aeroportet.
Në Bruksel trafiku është paralizuar, ku nuk qarkullojnë as autobusat dhe taksitë.
Bashkia i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos lëvizin me makinë veçse në raste emergjence.
Në vend mungon kripa dhe borëpastrueset. Në dispozicion kanë shkuar nëpër autostrada dhe rrugë kryesore të qytetit.