E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet në Budvë vëllai i Maroviqit

Vetëm disa ditë pas dorëheqjes së kryeministrit malazez, Millo Gjukanoviq, në këtë vend kanë filluar arrestime serioze. Kreu i komunës së Budvës, Rajko Kuljaça, nënkryetari Dragan Maroviq, vëllai i zëvendëskryeministrit në largim Svetozar Maroviq dhe disa persona nga ky qytet janë arrestuar nën akuzat për krim të organizuar. Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe kryeministri në largim, Millo Gjukanoviq nuk kanë dashur të komentojnë arrestimin e funksionarëve të Budvës, duke thënë se kjo është në kompetencë të organeve shtetërore.

"Duhet të presim derisa organet kopetente të japin opinionin e tyre", ka thënë Gjukanoviq. E derisa opozita malazeze kërkon zgjerimin e hetimeve dhe kapjen, siç thonë ata, "të peshqve të mëdhenj ", zëvendëskryeminsitri në largim Svetozar Maroviq thotë se cak politik në lidhje me arresimet është vetë ai. Maroviq ka bërë lutje që ta marrin atë, ta gjykojnë dhe siç ka thënë ai, ta dergojnë ne burgjet më të errëta, nëse kjo është për të mirën e Malit të Zi dhe në përputhje me ligjet e vendit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›