E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Mirena i përmend PDK-së skandalin e pasaportave

Zëvendësministri i Mjedisit, Ilir Mirena prej rradhëve të PDK-së, shok, ish-koleg me Berat Buzhalën, ka shprehur një mllef ndaj kryesisë së rë të PDK-së.

Ai i ka barazuar disa individë me ata që janë në bug të dyshuar për korrupsion.
Mirena ka ironizuar, duke lënë të kuptohej se bashkëpunëtorët e Natali Veliajt që është që po mbahet në paraburgim për skandalin e pasaportave.

“Me erdhi keq qe Natali Veliajn nuk e pash ne Kryesin e re te PDK's...! Nuk eshte fer ndaj saj, ajo te dergjet burgjeve e shoket t'i zgjedhen ne kryesi te Partise. Mbahu Natali!”, ka shkruar Mirena në facebook.

Mirena me Buzhalën kishin kaluar në PDK, gjatë fushatës së fundit zgjedhore. Ata nuk ishin pritur mirë prej disa anëtarëve të vjetër të partisë. Asnjëri prej tyre, nuk është përfshirë në kryesi. Buzahala edhe në Këshill Drejtues është nga fundi i listës prej 150 sa janë gjithsejt./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›