VIP-at zgjedhin Himaren edhe pse mes protestave
E ndersa eshte kthyer ne stacionin me te preferuar te shume pushuesve ne keto dite te nxehta vere, duket se Himara eshte shnderruar tashme edhe ne qytetin me problematik, persa iu perket zhvillimeve te fundit, qe lidhen me ceshtjen e pronave. Protesta dhe festa. Nje dyzim ky sa i cuditshem, aq edhe konkret. Behet fjale per ate dyzim, qe ne fakt nuk gjen asnje lidhje mes jetes se nates dhe lokaleve plot muzike e protestave te dites, qe ndonjehere jane me shume se nje. Pikerisht gjate gushtit, kur edhe sezoni turistik shenon kulmin, duket se protestat dhe akuzat ndaj kryebashkiakut Vasil Bollano, per abuzime me pronat e qytetareve jane shenderruar ne ceshtjen e dites. Por gjithsesi, parrullat dhe problemet e himarioteve, nuk e kane prishur qetesine e pushimeve, per ata qe kane zgjedhur t'i kalojne ato, ne nje prej plazheve me te vecanta qe ne kemi, mes malit dhe detit. Midis te tjereve, Mimoza Ahmeti, Aleksander Gjoka, Redon Makashi dhe Kozeta jane pare kete fundjave ne Himare.