Edmond Kapllani gol në Kupën e Gjermanisë

Edmond Kapllani shënoi sot golin e dytë zyrtar për këtë sezon me Karlsruhen, por kësaj radhe goli i sulmuesit durrsak u realizua në Kupën e Gjermanisë, ku Karlsruhe, udhëheqëse e Bundesligës 2 mposhti në Berlin skuadrën e Oberligës, Tennis Borusia 3-1 (pjesa e parë 2-0).
Golat për Karlsruhen përballë një publiku prej vetëm 1713 Zuschauern – u shënuan nga Bradlej Karnell (29'), Edmond Kapllani (45') dhe Mario Eggimann (65').
Në golin e Kapllanit, njëri ndër më të bukurit e takimit për nga kombinimet, kontribuan si argjentinasi Paolo Perez dhe braziliani Xhovani Federiko, i cili e nxorri sulmuesin e Kombëtares shqiptare, ballë për ballë me portierin kundërshtar.