Ilir Xhakja: Policët më provokuan dhe kishin konsumuar alkool, ndaj qëllova
I akuzuari për vrasjen e komisar Adem Tahiraj muaj më parë, Ilir Xhakja, ka dëshmuar gjatë ditës së sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Gjatë dëshmisë së tij, Xhakja ka thënë se punonjësit e policisë e kanë fyer dhe provokuar rëndë, ndaj dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, duke lënë të vdekur Adem Tahirajn.
Për më tepër, tha Xhakja, punonjësit e policisë kishin konsumuar alkool.
Ilir Xhakja, një njeri me precedent penalë para vrasjes së komisar Adem Tahiraj, rrezikon që të dënohet me burgim të përjetshëm./b.l