E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Gjoni: Nuk e di pse Rama nuk më përfshiu në kooperativën e tij. Me të do merrem pas zgjedhjeve

gjoniNjë prej deputetëve socialist që ka mbetur jashtë listës së kandidatëve për deputet nga PS, Ilir Gjoni, është shprehur i revoltuar me faktin e mbetjes jashtë.

Ai ka thënë se Rama nuk i ka thënë arsyet pse nuk e ka kandiduar. Megjithatë, pavarësisht mllefit, Gjoni ka thënë se e rëndësishme është fitorja e zgjedhjeve, ndërsa me Ramën, ai tha se do merret pas zgjedhjeve.

Dua të sqaroj shumë prej jush që keni shprehur interes të dini arsyet e mospërfshirjes time në listat e deputetëve të PS-së. Më lejoni të them se ende nuk i di ato, ose më mirë të them nuk pata kënaqësinë ti dëgjoj prej gojës së kryetarit. Mesa duket Kryetari nuk e pa të arsyeshme që të isha anëtar i kooperativës së tij që gjithsesi ngeli e tipit të ulët. Por, kjo nuk ka rëndësi. Tani më e rëndësishme është të fitojmë betejën që kemi para. Me kryetarin merremi pas 24 qershorit, shprehet Ilir Gjoni.

Më thanë që kryetari e paskësh çështje personale me mua. Kjo ma lehtëson shumë punën, pasi qyqari nuk e di se fisi e miqësia ime nga veriu në jug mund ta mbysin vetëm me pështymë, pavarësisht gjatësisë së tij, vijon më ashpër reagimi i Gjonit.

Ndryshe është shprehur Dashamir Peza, i cili pavarësisht se është në zonën e të rrezikuarve për të mos u zgjedhur deputet, ka thënë se ndihet i vlerësuar.

Ndjehem veçanërisht i privilegjuar të jem përsëri në listën e përfaqësuesve të zgjedhur nga Partia Socialiste që do të garojnë në Qarkun e Tiranës për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 23 qershorit 2013. Jam i ndërgjegjshëm se përfaqësimi i zgjedhësve të Rrogozhinës, Gosës, Lekajt, Kryevidhit, Luzit të Vogël, Sinaballajt, por edhe të gjithë Qarkut të Tiranës në Parlamentin e Shqipërisë është një vlerësim shumë i lartë që duhet përmbushur më shumë përgjegjësi e përkushtim qytetar, u shpreh Dashamir Peza në Facebook./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›