Iluzionisti Blaine, 60 orë me kokë poshtë
Ka nisur në orën 8:30, me orën e New Yorkut, aventura më e fundit e iluzionistit David Blaine. Këtë radhë ai ka vendosur të thyejë një tjetër rekord. Ka vendosur të qëndrojë me kokë poshtë për 60 orë.
Ekipi mjekësor që e ndjek “magjistarin” në këtë aventurë e ka njoftuar se kjo nuk është një gjë e thjeshtë. Agjensitë që bëjnë me dije lajmin, sqarojnë se mjekët e kanë njoftuar Blain për rrezikun e madh që ka për organizmin. Ka shumë gjasa që pas një qëndrimi kaq të gjatë me kokë poshtë, mund të mbetesh i verbër.
Blaine nga ana e tij, ka këmbëngulur se do t’ia dalë mbanë edhe kësaj here. Ai ka thënë se është i zoti të kontrollojë reagimet e trupit përmes mendjes.
'David do të qëndrojë pa ushqim dhe pa gjumë për të gjithë kohën, ndërkohë që nevojat personale do t’i kryejë përmes një tubi”- ka shpjeguar Ronald Ruden, mjeku personal i iluzionistit.