E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentoi me vdekje 4 vetë, arrestohet 29-vjeçari

Durrës- Pas katër vitesh në kërkim, policia ka vënë në pranga autorin e aksidentit me vdekje të 4 personave. Sipas burimeve të policisë së Durrësit, bëhet e ditur se është arrestuar shtetasi Hajredin Allaraj, lindur në Kukës dhe banues në Hamallaj të Durrësit.

“Ky shtetas ka qenë i dënuar me 7 vite burg për veprat penale të rregullave te qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen dhe largim nga vendi i aksidentit”- thanë burimet e policisë.

Sipas tyre në datën 27 dhjetor të vitit 2004, në aksin rrugor Tiranë–Durrës e pikërisht në afërsi të Vorës, në kohën kur drejtonte automjetin me targa DR 0461 D, ka aksidentuar me pasojë vdekjen katër shtetas.

Viktimat ishin duke u kthyer nga një gëzim familjar, në kohën që janë përfshirë nga makina. Autori pasi i ka përplasur është larguar nga vendi i ngjarjes dhe i ka lënë aty.

Ai ëhstë gjykuar në mungesë dhe është dënuar me 7 vite burg, ndërkohë që vetëm tani është ndaluar nga policia dhe do të duhet të vuajë dënimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›