E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: Do të çojmë deri në fund ligjin e “Dosjeve”

Zërat janë përforcuar sërish sot nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili theksoi se maxhoranca ka angazhim serioz në këtë drejtim. “Janë dy çështje qartësisht të dallueshme. Çështja e lustracionit është një cështje me karakter të theksuar politik për të cilin mazhoranca ka patur një angazhim serioz dhe të plotë për të cilën ajo do të luftojë. Në një marrëveshje ndërkombëtare qeveria është një aktor ashtu sikurse janë aktorë, Presidenti, Parlamenti, Gjykata Kushtetuese dhe në këtë rast kur flet gjykata të tjerët heshtin”, theksoi Imami, i pyetur se ku qëndron dallimi që për ligjin e kufirit me Greqinë mazhoranca u shpreh për ta respektuar dhe në rastin e ligjit të lustracionit anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë sulmuar ashpër.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›