E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, Rama: Qëndrimi i Edi Ramës për krizën, non sens etik

Sekretari për Marrëdhëniet Publike në LSI, Luan Rama, u shpreh dje qëndrimi më i fundit i Partisë Socialiste ka një non sens etik, pasi sipas tij, PS-ja nuk mund të imponoj modalitetet e takimit që organizon Kryetari i Shtetit.“Se dyti ka një nonsens parimor sepse askush, aq më pak kryetari aktual i PS-së nuk mund të vendos kushte për të defaktorizuar faktorë politikë të cilët i ka bërë të tillë, pra me ndikim dhe influentë në jetën politike të vendit, vetë qytetari shqiptarë me votën dhe me zgjedhjen që ai ka bërë në zgjedhjet e 28 qershorit të 2009-ës”, u shpreh ai për mediat. Ai shtoi se kryetari i PS-së, nuk është angazhuar për të gjetur një zgjidhje që vjen në pajtim me Kushtetutën dhe rezolutën e Asamblesë Parlamentare të KE-së nga njëra anë dhe “nga ana tjetër hapat e mëtjeshmë, reagimi pozitiv ndaj çdo inisiative që vjen nga Presidenti i Republikës në të mirë të zgjidhjes se situatës politike në vend do të jetë edhe dëshmia më e qartë se kush realisht është i angazhuar për zgjidhje në të mirë të ecurisë së mëtjeshme të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian dhe kush punon kundër hapave integrues dhe europianizues të Shqipërisë.                                                                                                

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›