E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: LSI fitoi sepse veproi ne menyre me inteligjente se PD

Levizja Socialiste per Integrim u tregua me e zgjuar se PD, duke arritur nje fitore perballe humbjes se qeverise aktuale dhe mbetjes ne vendnumero te PS. Keshtu mendon ministri i Mbrojtjes Arben Imami, i cili tha mbreme se duke mos e ndare qarte se PD ishte dicka tjeter nga LSI, dhe PS e LSI jane bashke, PD ndikoi psikologjikisht ne menyre te gabuar tek zgjedhesit e saj. “Ky eshte nje nga faktoret kryesore qe e ben diferencen kaq te thelle. Duke vepruar me premtime te thjeshta LSI arriti qe nje pjese te mire te votuesve t’i terheqe. Ata kane vepruar ne menyre me inteligjente se ne”, - pohoi z.Imami. Duke folur mbreme ne nje interviste dhene gazetarit Roland Qafoku tek “Debati ne Channel One”, z.Arben Imami, Minister i Mbrojtjes, foli edhe per zhvillimet ne dikasterin qe drejton dhe informoi se FA merr kete muaj statusin e ushtrise se integruar.

Me cilin moment apo me cilen ceshtje ju mund te krenoheni sot si minister i Mbrojtjes qe mendoni se keni dhene nje zgjidhje te mire?

Kjo eshte koha e transformimeve me intensive qe ka pare ushtria shqiptare. Nuk eshte lene cep pa pare mundesine per te bere me te miren. Kete muaj, ushtria shqiptare do te marre statusin e ushtrise se forces se armatosur te integruar. Ky eshte suksesi me i madh qe ne kemi. Per kater vjet ne arritem qe kete force ta integrojme ne NATO. E dyta eshte programet tona per clirimin e ushtrise nga barra e tmerrshme e se kaluares qe jane municione, material te teperta, prona te teperta. Ky program duhet te vijoje. Nje gje qe duhet te ndryshoje eshte ligji per karrieren. Ne kemi pasur nje ushtri te madhe, dhe kemi ardhur drejt ngushtimit. Menyra sesi eshte kryer karriera ka bere qe ushtaraket te dalin relativisht shpejt. Me ligjin e ri ne i shtyjme moshat dhe i mbajme kapacitetet me gjate si dhe do na kushtoje me pak personeli duke rekrutuar me pak oficere te rinj. Me e rendesishmja eshte se ky sistem karriere eshte agresiv. Do te ulet shkalla e nje kompeticioni jo gjithmone te ndershem ne radhen e ushtarakeve tane.

A ka nje problem apo ceshtje qe do te donit ta kishit zgjidhur me mire ne keto 4 vjet?

Nese flasim pozitiv do te kishte qene ligji i karrieres. Duhet te kishim bere nje perpjekje per ta mbyllur ne kete mandat. Ne kemi qene ushtria me e ideologjizuar, me paranojake qe ka pasur nje nga ish vendet e lindjes komuniste, ne arritem te futeshim ne NATO. Ne duhet te paguanim cdo kosto qe ky vend te ishte anetar serioz i NATO-s. Nga ana tjeter shume reforma ka qene nje peshe e madhe per ushtrine.

Kane kaluar me shume se 4 vjet nga anetaresimi i Shqiperise ne NATO, cila eshte pozita aktuale e Shqiperise si anetare e NATO-s ne keto momente?

Ne nuk jemi vetem anetar. Kjo eshte nje aleance politike e strategjike. Nuk kane te njejten peshe si vendet e medha e ato te vogla. Por ne kemi kontribute serioze. Misionet tona ne Afganistan kane qene nder sukseset tona. Ne ndryshuam natyren e kontributeve, kishim forca speciale, mjekesore, oficere ne shtabe. Ne momentin qe kane hyre specialet tona ne Afganistan, cdokush ne NATO e di qe Shqiperia ka peshe ne NATO.

Keni qene shenjestra me e madhe e opozites gjate ketyre kater viteve. Ka ndonje gje personale PS me ju?

Nuk eshte ceshtje personale. Eshte objektiv personal. Une besoj qe koha tregoi se akuzat ishin te pabaza. Ministria e Mbrojtjes nuk privatizon prona. Mund te kesh nje dyshim, por kur e ke te pabazuar, te pafaktuar, dhe del qe eshte blof. Shpifjet se misionet tona jane problematike, se ka korrupsion dhe rekrutim ishin krejtesisht te paverteta. Keto gjera qe thuhen per ushtaraket nuk jane te mira.

Gjate kater viteve, a ka persona qe jane denuar per problem me korrupsionin ne ministrine e Mbrojtjes?

Gjeta dy raste qe kishin bere nje dem te madh. Ishte nje sasi dietash rreth 100 mije euro, nje grup ushtarak dhe ceshtje karburantesh. Te dyja grupet i dergova ne prokurori, nje pjese i hoqa nga puna. Gjykatat i sollen prape ne pune.

Nje akuze e opozites aktuale eshte ajo per Shtepine Qendrore te Ushtrise Popullore. Ministria e Mbrojtjes ka rol ekzekutiv?

Ministria e Mbrojtjes ka rolin e saj. Ne 2009 ne filluam te mendojme per fuqizimin e PR (promovimit). Ne arritem te krijojme nje orkester simfonike. Ne 2010 vendosem se meqe shtepia e oficereve eshte e vogel, te gjenim nje ndertese tjeter. Ndertesa tjeter ishte 200 metra me poshte, kemi investuar per te. Ne te do te kete vend per mediat, per aktivitete kulturore, edhe kafene per ish ushtaraket. Ne keto kushte ndertesa e shtepise se oficereve mbetej pa funksion. E kane kerkuar ente private dhe publike, por ajo duhej. Menduam per ta shnderruar ne nje qender ministerialesh, me parashikimet buxhetore te 2009 nuk ishte e pamundur, me shtrengimin e krizes sigurisht qe te tilla gjera mbeten ne nje plan me te larget. keshtu qe kur ministria e Brendshme me tha se e ka kerkuar nje entitet thashe qe prona eshte e lire.

A keni frike se PS mund te kerkoje hetim ne prokurori per trafik armesh?

Akuza per trafik te paligjshem eshte e pamundur. Vetem nje mendje e semure mund te mendoje se Republika e Shqiperise mund te beje nje trafik te paligjshem armesh. Nje vend i NATO-s nuk mund te beje veprime te tilla dhe kjo eshte nje ceshtje e mbyllur.

Pse humbet?

Opozita per tete vite u rrit gjysme per qind. Ne kemi humbur. Forca qe ka fituar eshte ekstropozitare. Ne nuk kemi humbur per shkak te punes. Nuk ka pasur qeverisja nje zhvillim me te madh se kjo qe kemi patur ne.

Z. Berisha mori pergjegjesine dhe dha doreheqjen. Ju keni pergjegjesi?

Secili ka pergjegjesi per kete situate. Duke mos e ndare qarte se PD ishte dicka tjeter nga LSI, dhe PS e LSI jane bashke, ne ndikuam psikologjikisht ne menyre te gabuar tek zgjedhesit tane. Ky eshte nje nga faktoret kryesore qe e ben diferencen kaq te thelle. Duke vepruar me premtime te thjeshta LSI arriti qe nje pjese te mire te votuesve t’i terheqe. Ata kane vepruar ne menyre me inteligjente se ne.

A ishte faj qe disa ministra qendruan ministra per tete vite rresht?

Rotacioni, alternativa, kompeticioni i brendshem mund t’i kishte dhene nje frymemarrje me te mire kesaj qeverie por ne momentin qe u largua LSI, ne nuk kishim informacione qe PS do te ecte perpara sepse te dhenat ishin te pergjithshme qe nga zgjedhjet e 2009. Dhe kundershtari yne kryesor nuk perbente nje rrezik kaq te madh sa te na vinte ne nevojen per te kryer reformime te tilla. Kjo avantazhoi LSI, dhe na doli nga vemendja qe PS dhe LSI ishin bashke. Ky eshte nje gabim i pafalshem, dhe te gjithe kemi pergjegjesite tona.

Cfare emocioni percollet kur z. Berisha dha doreheqjen?

Ishte marrja e pergjegjesise qe i takon nje lideri. Roli i Berishes eshte nje rol i rendesishem per politiken shqiptare, me arritje te jashtezakonshme, me te panjohura, me gabime. Roli i Berishes ne nje Shqiperi qe perpiqet per demokraci, qe perpiqet per zhvillim, personaliteti i tij ka rendesi te madhe. Zhvillimi i vendit keto tete vjet, sidomos me TAP-in je i nderuar ne histori.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›