E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeverine e re miraton programin e 100 diteve te para

Kryetari i Partise Socialiste dhe Kryeministri i ardhshem Edi Rama ka mbledhur dje ne qytetin e Shkodres, kabinetin e ministrave qe do te marrin detyren javet e para te muajit shtator. Ne takimin e zhvilluar dje kreu i PS-se eshte njohur me planet e secilit minister per drejtimin e 100 diteve te para qe dikastereve qe ata kane ne administrim. Takimi dy ditor i qeverise se ardhshme dje eshte fokusuar ne planet konkrete te cdo ministri. Ndersa paraditen e sotme, pritet te diskutohet per programin kater vjecar te qeverise se re. Takimi eshte zhvilluar pa pranine e medieve, nderkohe qe burime nga PS ben te ditur se takimi eshte perqendruar ne afate konkrete te premtimeve qe ka bere PS-ja dhe hartimin e programit qe Rama do te paraqese ne Parlament. Takimi i kabinetit te ardheshme ka nisur rreth ores 17:30 dhe ka perfunduar ne oren 21:30. Per kater ore, mesohet se ministrat kane raportuar per projektin e 100 diteve te para. Mesohet se programi qeverises i Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim qe do te votohet ne Parlament do te ndahet ne ate programin e 100 diteve te para dhe programin e 300 diteve te para. Pas ndarjes se prioriteteve te punes gjate dites se pare te takimit, sot ministrat e PS-se e LSI si dhe Kryeministri Rama pritet te diskutojne per gjetjen e zgjedhjeve per disa nga ceshtjet qe jane cilesuar problematike nga koalicioni. Temat e diskutimit do te perqendrohen ne ekonomi, rend, polici, arsim, shendetesi si dhe ne ceshtjet e tjera te parashikuara ne programin e PS. Fundi i muajit gusht ishte percaktuar nga kreu i PS-se, si afati i fundit per te pergatitur programin e ri qeverises nga Partia Socialiste dhe Levizja Socialiste per Integrim. Gjate kesaj kohe, dy perfaqesuesit e PS-se dhe LSI-se, Ilir Beqaj dhe Edmond Haxhinasto kane punuar per perafrimin e programeve partiake ne nje dokument te vetem. Partia Socialiste dhe LSI-ja nuk kane publikuar ende detaje ne lidhje me vendimet e para dhe aksionet qe do te ndermerren pas marrjes se detyrave qeveritare. Takimi i zhvilluar dje eshte i dyti qe Rama zhvillon me ministrat e zgjedhur te Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim. Takimi i pare u zhvillua ne qytetin e Vlores, dy jave me pare, ne te cilin u diskutuan per programin qeverises qe do te nise te zbatohet pas marrjes se detyres nga qeveria e re.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›