E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Dako nuk pagoi faturat e orgjive te Rames

Kryeministri Sali Berisha ka reaguar dje per takimin e radhes se qeverise ende te pamandatuar nga Parlamenti te kreut te PS-se Edi Rama. Kryeministri ndalet ne faktin qe mbledhja u zhvendos nga Durresi ne Shkoder. Sipas Kryeministrit kjo zhvendosje ka ardhur pas shkak te mosmarreveshjeve mes kreut te PS-se Edi Rama dhe kryetarit te Bashkise se Durresit, Vangjush Dako. “Te dashur miq, mbledhja dyditore e kabinetit pa letra te Piktorit ne Durres deshtoi. Shkaku i anulimit qendron ne faktin se Gjushi nuk bindi dot pronaret e hoteleve ne Durres per te pritur falas kabinetin e Piktorit deshtak per nderin qe po i bente qytetit bregdetar me eventin historik!”,- shprehet Kryeministri Sali Berisha ne nje postim ne rrjetin social Facebook. Kryeministri shprehet se kreu i Bashkise se Durresit nuk ka pranuar te paguaje asnje pjese te shpenzimeve per aktivitetin e Partise Socialiste. “Madje merret vesh se miliarderi Gjushi as qe futi doren ne qese per te sponsorizuar nje pjese te shpenzimeve te orgjive dhe mbledhjeve te qeverise nomade dhe pa dokumente te zotit Rama ne qytetin e tij. Inati eshte diku tjeter?”,- shprehet Kryeministri Sali Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›