Imami: Më 21 janar kanë vrarë forcat e rendit!
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka fajësuar forcat e rendit për vrasjet e 21 Janarit. Duke folur në emisionin Prizëm në Albanian Screen, Imami tha se ata që kanë qëlluar janë forcat e rendit.
Deklarata e Imamit bie në kundërshtim me hetimet e FBI dhe prokurorisë shqiptare, të cilat fajësojnë Gardën e Republikës për vrasjet. Deklarata e Imamit bëhet ndërkohë që ndaj tij janë nisur një sërë denoncimesh publike për korrupsion, nepotizëm dhe kontroll të familjes Berisha mbi Ministrinë e Mbrojtjes. Deklarata ndoshta synon të jep shenja besnikërie ndaj Berishës në kulmin e akuzave të opozitës ndaj tij.