E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami Modernizimi i FA-ve permes industrise ushtarake

Forcat e Armatosura Shqiptare do te shkojne drejt procesit te ripajisjes dhe modernizmit te tyre proces qe nuk mund te behet vecse permes nje bashkepunimi te ngushte dhe transparent edhe me industrine ushtarake u shpreh sot ministri Imami gjate nje konference per shtyp ne diten e fundit te Panairit te mjeteve dhe armeve luftarake celur dy dite me pare ne mjediset e Muzeut Historik Kombetar me mbeshtetjen e kompanise Klik Ekspo Group.

Ministri i Mbrojtjes e vleresoi panairin nje sukses te perbashket mes biznesit shqiptar dhe biznesit dhe kompanive te huaja qe punojne ne fushen e industrise se mbrojtjes dhe sigurise.

Ai falenderoi Klik Ekspo Group qe i dha mundesi ministrise se Mbrojtjes te komunikoje me nje rreth te gjere perfaqesuesish te industrive ushtarake dhe njekohesisht tu prezantoje atyre kapacitetet ne fushen e prodhimit demontimit dhe modernizimit te ushtrise shqiptare.

Ky eshte nje dialog i sapofilluar mes Ministrise se Mbrojtjes dhe industrise ushtarake. Por jemi te sigurte se si per cdo ushtri te vendeve te NATO-s edhe Forcat tona te Armatosura do te shkojne drejt procesit te ripajisjes dhe modernizimit vetem permes bashkepunimit te ngushte dhe transparent me industrine ushtarake tha ministri Imami.

Nga data 28-30 tetor ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar u cel per here te pare ne Shqiperi Panairi i mjeteve dhe armeve luftarake me pjesemarrjen e 150 firmave mes te cilave firma prestigjioze amerikane te prodhimit te armeve ne bote qe jane dhe furnizuesit kryesore te shteteve te tjere anetare te NATO-s si dhe kompani qe operojne ne fushen e inteligjences dhe sigurise.

Panairi i organizuar nga Ministrite e Mbrojtjes dhe e Brendshme ne bashkepunim me Klik Ekspo Group nder te tjera i prezantoi publikut shqiptar dhe te huaj objektivat dhe perspektivat e saj per te ardhmen.

2010-10-30 1524

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›