E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruci leter Fules Schluz e Daul

Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci kerkon vemendjen e kryetareve te dy grupeve kryesore parlamentare te Parlamentit Europian Zhozef Dol dhe Martin Shulc si edhe te Komisionerit per Zgjerimin Shtefan Fyle ne lidhje me situaten ne Shqiperi.

Letra nuk eshte as me shume dhe as me pak por pozicionet tashme te njohura ne Shqiperi te Partise Socialiste.

Por e kujdesshme per te kuruar imazhin e saj edhe prane partnereve nderkombetare Partia Socialiste u dergon atyre kete leter ku zoti Ruci shpreh bindjen se zgjedhjet nuk u deformuan nga Kodi Zgjedhor por nga shkelja e tij.

Zoti Ruci thote ne leter se qytetaret shqiptare kane nevoje per garancine qe vota e tyre nuk do te deformohet dhe se rezultati i zgjedhjeve do te jete nga fillimi deri ne fund shprehje e zbatimit te Kodit Zgjedhor. Opozita vijon me tej ne leter zoti Ruci nuk desheron te jete dekor i nje demokracie qe nuk funksionon. Sipas socialisteve Shqiperia eshte ne nje krize te thelle politike dhe institucionale burimi i se ciles eshte pikerisht deformimi i procesit zgjedhor te 28 qershorit.

Me pas ne leter renditen disa cenime te renda qe sipas socialisteve i jane bere jetes parlamentare eleminimi ne menyre te dhunshme i votimit te fshehte edhe kur behet fjale per persona te vecante manipulimi i procesit te votimit ne sallen e Kuvendit mungesa e transparences minimale te procesit legjislativ ne teresi moslejimi i mbikqyrjes financiare dhe ndryshimit ne menyre te njeanshme te rregullave te funksionimit te parlamentit tri here brenda ketij sesioni parlamentar apo zbatimi de facto ne praktike i ligjit te lustracionit per emrat e dekretuar nga Presidenti i republikes. Vijojne ne leter akuzat per korrupsion kulturen e pandeshkueshmerise dhe krimin e organizuar.

Vetem pak dite me pare eshte vrare ne pragun e shtepise nje kryekomunar i opozites thuhet ne leter nderkohe qe per vrasjen e nje deputeti te opozites ne prag te fushates se shkuar nuk ka ende asnje rezultat hetimor. Ne deshirojme te shikojme hapa nga ana e qeverise drejt pikes se daljes nga kriza e rende permes nje kompromisi qe mundeson pershpejtimin e proceseve demokratizuese dhe europianizuese te Shqiperise.

Kjo pike kompromisi sipas socialisteve misherohet ne rezoluten e Parlamentit Europian ku kerkohet ngritja e komisionit hetimor parlamentar me nje mandat per te hetuar materialet zgjedhore. Zoti Ruci informon eurodeputet Zhozef Dol dhe Martin Shulc si edhe komisionerin Fyle se ne baze te kesaj rezolute 35 deputete socialiste kane firmosur kerkesen per ta ngritur komisionin parlamentar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›