E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli ne Marok Te forcojme bashkepunimin si vende te Mesdheut

Kazablanka 30 tetor NOA - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ndodhet ne Marok per nje vizite zyrtare e ftuar nga Presidenti i Dhomes se Perfaqesuesve te Marokut Abdelwahad Radi.

Ne kete vizite te pare te ketij niveli te kryeparlamentares Topalli ajo mori pjese ne Sesionin 5-te plenar te Asamblese Parlamentare te Mesdheut ku zonja Topalli u takua me homologe te saj nga vende te ndryshem te botes pjesemarres ne kete ansamble.

Kryetarja e Kuvendit ne nje interviste i cilesoi punimet e Asamblese Parlamentare te Mesdheut sinje mundesi te jashtezakonshme per te shkembyer eksperienca me vendet e Mesdheut si dhe per te ngritur nivele te reja bashkepunimi me keto vende ne te gjitha fushat.

Pjesemarrja ne Asamblene Parlamentare te Mesdheut ka nje rendesi te vecante. Pa dyshim eshte nje mundesi qe na jep kjo asamble per shkembimet e eksperiencave me te gjitha vendet e Mesdheut per te njohur dhe per te zhvilluar midis nesh perspektiva te reja bashkepunimi ne te gjitha fushat u shpreh kryeparlamentarja shqiptare.

Gjate vizites ajo u takua me personalitete te larta te Marokut kryefjala e takimeve me te cilet ishte nxitja dhe forcimi i marredhenieve mes dy vendeve si dhe intensifikimi i bashkepunimit mes Shqiperise dhe Marokutper shkembimet ekonomike sociale kulturore etj.

Nje tjeter takim te rendesishem Kryetarja e Kuvendit e ka zhvilluar edhe me Kryeministrin e Marokut Abbas El Fassi i cili ne mbeshtetje te vendosjes se nje bashkepunimi te ngushte midis vendit qe ai drejton dhe Shqiperise pritet te zhvilloje nje vizite zyrtare ne Shqiperi.

Gjate ketij takimi dy personalitetet shkembyem mendime mbi situatat mbi zhvillimet mbi mundesite dhe potencialet qe dy vendet tona si vende anetare te Mesdheut kane nevoje per te vendosur bazat ligjore per te filluar nje bashkepunim te ngushte dhe te fuqishem ne fushen ekonomike te tregtise ne fushen e eliminimit te taksave te dyfishta shkembimet kulturore etj.

Ne vleresimin e saj zonja Topalli theksoi gjate intervistes se Duke qene nje njeri qe besoj fort ne diplomacine parlamentare dhe duke gjetur ketu po ashtu koleget e mi te cilet i japin nje rendesi shume te madhe sherbimeve parlamentare pa dyshim qe filluam te mendojme per nje program shkembimesh eksperiencash dhe vizitash ne te ardhmen jo vetem ne nivelin parlamentar por me besimin ashtu sic tha edhe kryeministri i Marokut se mund te vije per nje vizite zyrtare ne Shqiperi per ti bere keto raporte me te ngushta dhe me konkrete beri me dije Kryetarja e Kuvendit.

Po ashtu Kryetarja e Kuvendit eshte pritur ne nje takim te vecante nga homologu i saj Presidenti i Dhomes se perfaqesuesve te Marokut Abdelwahad Radi.

Zonja Topalli e falenderoi zotin Radi per ftesen qe i kishte bere ndersa shprehu kenaqesine per te zhvilluar kete vizite zyrtare ne Marok.

shte hera e pare qe realizohet nje vizite e tille zyrtare ne nivel kryetaresh parlamenti dhe delegacionesh parlamentare tha kryeparlamentarja Topalli.

Gjate takimit te dy homologet vleresuan maksimalisht nivelin e marredhenieve te mira midis dy parlamenteve dhe dy vendeve ndersa shprehen angazhimin e perbashket per intensifikimin e ketyre marredhenieve edhe me tej.

Po ashtu zonja Topalli zhvilloi nje takim te vecante edhe me Presidentin e Dhomes se Keshilltareve te Marokut Mohamed Cheikh Biadilh si dhe me perfaqesues te tjere te larte te shtetit te Marokut.

Ne bisedimet me personalitetet teme e diskutimit ishte edhe njohja e Kosoves.

Duke e cilesuar shtetin e pavarur te Kosovessi nje faktor te rendesishem per paqen dhe stabilitetin ne rajon Kryetarja e Kuvendit kerkoi nga shteti i Marokut shqyrtimin e mundesive per njohjen e Kosoves.

mit/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›