Rama: Programi i PS per sportin, nxjerr rinine nga rruga e keqe
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama u shpreh dje se programi i kesaj force politike synon te risjelle ne vemendje te rinjve sportin dhe aktivitet kulturore, duke i larguar nga rruga e keqe. “Nepermjet organizimit te aktiviteteve sportive ne shkolla e universitete dhe ndertimit te infrastruktures se nevojshme per kete qellim do te mund te arrijme te nxjerrim rinine nga rruga e keqe ne te cilen ajo ka hyr sot”, tha dje Rama. I pranishem ne ceremonine e ndarjes se cmimeve ne kampionatin e minifutbollit per te rinjte, qe Partia Socialiste ka organizuar ne Tirane prej disa javesh, Rama ka theksuar se te rinjte duhet te kanalizojne energjite e tyre dhe te jetojne shendetshem. Duke u ndalur ne programin e PS per sportin, Rama shtoi se ne sport do te mbeshtet talentet aktuale qe i sjellin krenari vendi. “Mbeshtetja e talenteve per tu bere figura te medha te sportit, eshte nje tjeter pike e programit te Partise Socialiste per te pasur kurdohere kampione”, u shpreh kreu i PS-se. Ramas shtoi se sporti jo vetem sherben per shendetin, por largon rinine nga veset dhe bixhozi. “Do ta rilindim sportin nga themelet, aty ku praktikisht sporti ne gjithe keto vite ka humbur mundesine per tu zhvilluar si nje aktivitet i perbashket qe nuk eshte vetem gare, por qe eshte ne radhe te pare nje aktivitet i perbashket kulturor dhe social i nje shoqerie qe nuk mundet dot te jetoje pa sportin, ne kohen qe ne jetojme ketu ne mes te Europes”, u shpreh Rama.