E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: Nuk jemi në traktatin e Varshavës që të përgjojmë opozitën

14-12-2012 / Mina Hysa


Kuvendi miraton draftet e qeverisë për përgjimet dhe SHIU-n

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar me 68 vota pro dhe 50 vota kundër pr/ligjin “Për përgjimin e telekomunikimeve”. Ndërkohë me 68 vota pro dhe 48 kundër dhe 1 abstenim ka miratuar pr/ligjin për “Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”. Kuvendi nisi seancën plenare të radhës, me debate dhe akuza të forta mes ligjvënësve socialistë dhe demokratë lidhur me dy draftet e propozuara nga qeveria "Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes" dhe disa ndryshime në ligjin “Për përgjimin e komunikimeve”. Opozita ka akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes se me “bekimin” e qeverisë po përgjon PS-në dhe ambasadat e huaja të akredituara në Tiranë. Si replikë ministri Arben Imami ka hedhur poshtë akuzat duke akuzuar socialistët për shpifje, ndërkohë sa i takon armatimit ka pranuar se do bëhej një gjë e tillë nëse do ishte mundësia.  “Jam i detyruar të bëj një sqarim të shkurtër. Së pari SHIU si çdo njësi tjetër ka qenë dhe është e pajisur me armatim, as ka ndryshim dhe as do ndryshojë ndonjëherë. Lidhur me një urdhër që është valvitur me ekranet televizive me 19 janar me pamundësi financiare ju them se nuk i kemi blerë armatimet e do i kishim blerë. Vijon shpifja e vazhdueshme, përgjimi i opozitës dhe ambasadave. Nuk jemi në kohën e traktatit të Varshavës. Nuk mund të them më tepër se përgjime të kësaj natyre nuk është bërë dhe as do bëhen. SHIU si agjenci inteligjence në përputhje me ligjin vepron në zonën e tij të interesit, por këto kurrsesi nuk mund të behen pengesë për një ligj të ri”, u shpreh Imami. Sipas Imamit pr/ligji është përmbyllja e një reforme që ka nisur që në vitin 2009, duke sqaruar se mungesa e paraqitjes së tij janë përplasjet e institucionit që drejton me PS. “Ligji nuk mund të përcaktojë rregullat e kontrollit për Kuvendin ndaj duhet një ligj i ri në mënyrë që Parlamenti të ketë akses për ato të dhëna të klasifikuara që ligji nuk ka pasur akses”, shtoi Imami. Në seancën e djeshme parlamentare ishte parashikuar edhe votimi i disa pr/ligjeve për Gjykatën e Lartë, një ndër prioritet e kërkuara edhe nga BE, për marrjen e statusit të vendit kandidat, por edhe dje ato nuk gjetën konsensusin e kërkuar.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›