E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: PD do shënojë në Qarkun e Elbasanit fitore më të thellë se në 2005 dhe 2009-ë

30-03-2013 / Gazeta 55

Kreu i Grupit të Punës në Qarkun e Elbasanit dhe njëkohësisht ministri i Mbrojtjes, Arben Imami takon banorët e Stërblevës, Zdrajshit dhe Lunikut në Librazhd

“Me taksën progresive Rama kërkon të pengojë investimet e huaja dhe bizneset e vendit”

Kryetari i Grupit të Punës për Qarkun e Elbasanit z. Arben Imami i shoqëruar nga deputeti i zonës së Librazhdit, z. Rrahim Çota, në kuadër të turit që zoti Imami po zhvillon në të gjitha komunat e Qarkut të Elbasanit për të komunikuar hapur me banorët dhe për tu njohur më nga afër me problematikat e këtyre zonave, zhvilloi disa takime ne komunat e Librazhdit si Stërblevë, Lunik, Zdrajsh, etj.  Destinacioni i parë i takimit ishte Stërbleva, 1200 m mbi nivelin e detit, një zonë shumë e largët ku më parë u dëgjonte si legjendë jo nga distanca por sepse nuk kishte rrugë. Tashmë falë rrugës së re që është drejt përfundimit mjaftuan vetëm 20 min për të mbërritur e për tu takuar me banorët e Stërblevës të cilët ishin entuziastë për kët investim madhorë të qeverisë.
Z. Imami gjatë takimit me banorët e Stërblevës, cilësoi se : Kurrë nuk ishte menduar të bëheshin vepra kaq madhore në një afat kaq të shkurtër kohorë. Të gjitha shifrat kanë ecur përpara, sikurse e tha edhe Kryeministri në parlament, kemi bërë 10 mijë km rrugë, kemi për të bërë edhe 3 mijë të tjera, ky nuk është një problem për ne. Partia demokratike nuk e ka më problem të premtojë ndoshta ishte problem para 5 – 6 vitesh. Për mua, tha ai, është e qartë situata. Gjithë qarku i Elbasanit me 30 milion euro kompletohet me rrugë. Ne në mandatin e parë realizuam rrugën e kombit, mandatin e dytë, rrugën e Elbasanit ku po shpenzohet shumë u shpreh ai pasi në mandatin e ardhshëm nuk kanë mbetur vepra kaq të kushtueshme.
Ne ecim me hapa të sigurtë, sepse me këtë politikë ekonomike që kemi ndjekur, me këto investime po mbyllet i gjithë programi urbanistik i rrugëve dhe tre mijë km rrugë fshati.
Ai u shpreh për banorët e Stërblevës se, atë që ka bërë Sali Berisha, nuk do e bënte dot kurrësesi një njeri tjetër në këtë vënd, qoftë për inteligjencën, qoftë për vizionin, qoftë për këmbënguljen dhe pa harruar këtu lidershipin. Vetëm një lidership i zoti si aim und të mendonte se me 2 milard që vijnë nga realizimi i TAP-it dhe 1.5 nga kaskada e Devollit, Shqipëria do të rezultoj me 5 miliard dollar investime.
Z. Imami Ju drejtua banorve të Stërblevës me një pyetje duke marrë shembuj konkretë :
Si mbahet Shqipëria pas krizës?
“Marrim shembullin e emigrantëve. Deri në 2009 prurjet nga emigrantët vinin gjysëm miliardi euro çdo vit, pas 2009 ka ardhur vetëm duke u ulur kjo shumë, për arsye se nuk ka më punë si më parë, sidomos në Itali dhe Greqi. Sigurisht që paratë e emigrantët nuk do të ishin të përjetshmë sepse ata ndërtojnë familjet e tyre, do dërgojnë fëmijët në shkollë, do të blejnë makina më të mira, do të blejnë shtëpije në vëndet ku ata jetojnë. Pra këto prurje sdo të ishin konstante. Vërtet u larguan paratë e mbledhura nga emigracioni, por kemi marrë çdo vit 700-800 milion euro nga investimet e huaja. Pra vërtet nuk kanë ardhur më paratë e emigrantëve, por kanë ardhur para të tjera. Madje mund të them se jo vetëm që nuk dërgojnë më para, por madje po kthehen përfundimisht në Shqipëri sepse sot në Shqipëria është më mirë se Greqia. Por lind pyetja, çfarë ndodhi?. Ne e përballuam më së miri pasi Shqipëria po të mos kishte pasur këtë qeverisje, këto reforma, Shqipëria do të ishte në një krizë të thellë. Kjo është arritur duke pasur një taksë të sheshtë, të ndershme dhe relativisht e ulët. Ndërkohë, ajo çka thotë z. Rama është të rrisim taksat, dmth ti vëmë një pengesë investimeve të huaja gjë e cila do të sjelli uljen e qarkullimit të parave këtu dhe shumë shpejt do të futet Shqipëria në krizë, madje jo shumë shpejt, por menjëherë sepse janë të gjithë në krizë.  Vetëm shpenzimet administrative janë shkurtuar 40-50% për arsye që të investohet sa më shumë në rrugë, sepse rruga sjell rritjen e vlerës së punës. Stërbleva është një nga zonat më të thella të vendit, por rruga ka ardhur edhe deri tek ju, kjo ka bërë që të rritet çmimi i patates, është ulur kosto e transportit për mekanikët bujqësore, për inputet si fara etj, por edhe për nxjerrjen e mallit në treg. Në fshat sot me ndërtimin e rrugëve problemet e një mase të madhe janë zgjidhur ose janë duke u zgjidhur. Ne e kemi shumë të qartë që ka akoma probleme cilësoi ai por nuk mund të mohojmë arritjet që kemi bërë në këto 4 vite ku prodhimi në fshat është rritur me 33%. Shqipëria ka marrë gati 4 miliard dollar vitet  e fundit, por janë marrë në disa sektorë që ne i kemi hapur vetë, nga ku, energjetika dhe çimento janë të parat. Ne e kemi bërë detyrën tonë, kemi krijuar mjedisin, kemi ulur taksat, kemi rritur hapësirën e lirisë ekonomike dhe është e sigurt se kur flasim për një Shqipëri të zhvilluar, flasim për Shqipëri të zhvilluar së bashku me daljen e Europës nga kriza. Besoj se shumica e njerëzve e kuptojnë se ka pasur një ndryshim të madh këto vite. Sipas të gjitha sondazheve, Partia Demokratike është partia që kryeson sot në vend me mbështetjen më të gjerë nga qytetarët shqiptarë, por kjo sdo të thotë se nuk kemi probleme. Ajo çka mund të them është se në vitin 2005 në qarkun  e Elbasanit nuk ka pasur asnjë km rrugë të asfaltuar në fshat. Sot janë me qindra, janë bërë 40 shkolla, kanë ngelur edhe 30, të cilat do të bëhen patjetër, qendrat shëndetësore, ujësjellësa, por ne e kemi treguar se dimë ti bëjmë. Jam i sigurt cilësoi Imami se qarku I Elbasanit do të jetë një qark fitues për Partinë Demokratike, ashtu siç jam i sigurt për të gjithë punën që po bën partia dhe qeveria për këto zgjedhje, ndaj do të jetë një fitore më e mirë, më e thellë se ajo e vitit 2005 dhe 2009. Në vitin 2005-2009 ne patëm një detyrë të rëndësishme, ajo ishte realizimi i rrugës së kombit, në këtë mandat të dytë, investimi jonë është rruga e Elbasanit, rruga e Librazhdit dhe asfaltimi deri në Lunik i rrugës që ka filluar. Kjo do të thotë të kesh spitalin, më afër shkollat e fëmijëve, më afër tregun etj. Qëllimi jonë ka qenë që nëpërmjet investimit tonë në infrastrukturë të rrisim punën dhe prodhimin tuaj që puna juaj të ketë më shumë vlerë. Më shumë punë dhe paga më të larta. Duke u rritur puna juaj, rritet mirëqenia, por edhe pasuria kombëtare. Besoj se ka qenë një strategji e mirë, e qartë, një strategji e cila ka dhënë rezultate.  Në  4 vitet e fundit prodhimi në fshat është rritur me 33% që do të thotë se vendet e punës në bujqësi janë rritur me 33%, pra është shtuar puna, janë shtuar të ardhurat për shkak të kësaj infrastrukture që kemi ndërtuar.  Sigurisht tha Imami, duke u shtuar puna dhe të ardhurat, shtohen edhe mundësitë e qeverisë për të investuar më shumë.
Një nga objektivat kryesore në mandatin e ardhshëm është investimi në bujqësi, vaditje dhe kullim. Përveç këtyre ka patur një mbështetje të veçantë  për të subvencionuar prodhimin tuaj. Masat më të fundit janë heqja e TVSH-së për mekanikën bujqësore dhe për të gjitha inputet, plehra, fara etj. Këto është diçka që do të reflektohet shumë shpejt në treg duke ulur dhe kostot tuaja për prodhimin bujqësor. Subvencioni për ullinjtë, për pemëtarinë ka pasur mbështetje edhe në qarkun e Elbasanit ku në rang vendi janë 42 mijë familje.
Kryetarët tanë të komunave po bëjnë përpjekje të rrisin sipërfaqen e tokës së punuar nëpërmjet kontratave me fshatarët, të cilët do të ishte mirë që të ishin ish-pronarët e atyre tokave. Në qoftë se në këto 4 vite bëmë 42 mijë familje që të përfitojnë nga këto subvencione në bujqësi dhe blegtori, ne do të bëjmë edhe 80 apo 100 mijë të tjerë në 4 vjetorin e ardhshëm ku shifra shkon në 150 mijë familje. Ajo çka sdua të lë pa përmëndur u shpreh ai, është se kjo qeveri ka punuar shumë për integrimin e vendit. Integrimi i vendit është një çështje e të gjithë shqiptarëve. Vendi është anëtar në NATO, shqiptarët lëvizin lirisht pa viza, do të kishte qenë një faktor shumë i rëndësishëm për të gjithë vëndin që ne, në vitin 2009 të kishim marrë statusin e vendit kandidat. Ky status do të na jepte mundësinë që të përfitonim shumë më tepër fonde. Fondet që jep Bashkimi Europian janë të lidhura me bujqësinë dhe me kapitalin njerëzor, siç është arsimi, shëndetësia etj. Pra kjo vonesë e paarsyeshme 4 vjeçare që na ka penguar politika destruktive e kryetarit të Partisë Socialiste z. Rama,cila nuk reflekton situatën që realisht ka populli shqiptar. Për këtë i kemi ftuar në mënyrë të vazhdueshme, por ata kanë vënë interesat e tyre personale para atyre kombëtare që janë mos votimi i tre ligjeve për integrimin e vendit. Frika e tyre është futja e Shqipërisë në BE nga Partia Demokratike, sepse PD e futi Shqipërinë në Këshillin e Europës, në NATO, i dha liberalizimin e vizave dhe nëqoftëse do të arrinte të merrte statusin, kjo do të ishte një fitore për të gjithë popullin shqiptar, madje do të sillte një bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës. Atëherë fitorja do të ishte e të gjithëvë. Sot njerëzit nuk votojnë atë që e futi vendin në Këshill të Europës, por votojnë në bazë të planeve që ka secili për të nesërmen ndaj frika e Partisë Socialiste është e pavlerë. Ajo që duam të bëjmë ne është më shumë vende pune, më shumë punë me paga më të larta. Ne e kemi mbajtur premtimin, në 8 vjet janë rritur në mënyrë të vazhdueshme pagat dhe pensionet ndërkohë që në vendet fqinje janë ulur. Kryetari i Partisë Socialiste na propozon që të vendosim një taksë progresiste e cila do të pengojë investimet e huaja dhe bizneset e vendit. Shqipëria është i vetmi vend që nuk është futur në krizë. Sigurisht që kjo krizë që ka përfshirë të gjithë fqinjët tanë do të ketë një fund dhe të jeni të sigurt se një e ardhme shumë më e mirë na pret të gjithëve. Po të shohim sondazhin e fundit të SOROS-it, partia demokratike ka mbështetjen  2-fish të rinisë krahasuar me partinë socialiste. Kjo do të thotë se të rinjtë e perceptojnë më shpejt zhvillimin. Ata nuk kanë paragjykimet që ne mund t’i kemi në një moshë mbi 40 vjeç dhe kjo është arsyeja që moshat mbi 45 vjeç e mbështesin më shumë Partinë Socialiste”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›