Imami: Rama bllokoi statusin e vendit kandidat në BE, bllokoi zhvillimin
I shoqëruar nga kandidatja për deputete Arbjola Halimi, kreu i grupit të deputetëve në qarkun e Elbasanit Arben Imami në një pritje entuziaste, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes NR 3 të qytetit të Cerrikut.
Duke u ndalur tek investimet që ka realizuar qeveria gjatë këtyre viteve të fundit, Imami e vuri theksin tek investimi i veprës më të madhe publike ajo e rrugës me tunel, si edhe Kaskada e Devollit, duke bërë të mundur kështu hapjen e mijëra vendeve të punës. “Ku ka energji shkon industria, ku ka rrugë shkon industria, dhe ato do të jenë këtu. Kemi rreth 15 hektorë tokë që nuk e punojmë në qarkun e Elbasanit, dhe do ti kushtojmë një vëmendje të madhe aktivizimit të kësaj toke që ndodhet edhe këtu pranë për tu futur në eficensë, gjë që do të japë detyrimisht hapje të reja të vendeve të punës, si edhe është hapur tenderi për Rafinerinë e Naftës, ku kanë paraqitur interes disa kompani. Po u bënë këto të gjitha, pasi nuk jap fjalën për këtë të fundit sepse është biznes privat, por gjithsesi shanset janë të mëdha”, tha Imami duke kujtuar edhe shumë investime të tjera realizuar këto tetë vite në të gjithë vendin. “Rruga Elbasan-Tiranë dhe tuneli i Krrabës, do të ulë çmimin dhe do të ndikojë pozitivisht në xhepat tuaja, por kemi dyfishuar edhe rrogat e arsimtarit dhe do ta cojmë 700 dollarë, janë rritur rrogat e shëndetësisë, pensioneve, janë rritur rrogat e vogla, jo rrogat e mëdha. Gjatë këtyre viteve nuk janë rritur rrogat e ministrave dhe drejtorëve. Vetëm në qarkun e Elbasanit janë ndërtuar 100 shkolla, kemi investuar në universitetin e Elbasanit si edhe kemi trefishuar numurin e studentëve. Edi Rama thotë që do t’i shkurtojmë universitetet që të shkurtojë cilësinë, ne i themi shokut të autobuzave që të rrisë autobuzat, mos dil fare dhe të cojmë tek varrezat e makinave bashkë me autobuzin tënd, për të mos lënë pa përmendur edhe investimin që kemi bërë për ndërtimin e spitalit të ri obstetric gjinekologjik, si edhe dhjatra qëndra të tjera shëndetëore, me qëllim që të jenë sa më pranë njeriut në nevojë. Kemi edhe disa rrugë pa bërë por do ti realizojmë në mandatin tonë të pritshëm, duke realizuar kështu infrastrukturën e një vendi normal, të zhvilluar, ky është premtimi ynë”, tha Imami.
Edhe një herë Imami e vuri theksin tek bllokimi i statusit të vendit kandidat duke fajësuar Edi Ramën si shkaktarin kryesor të këtij integrimi të vendit drejt BE, duke mos votuar tre ligjet.
“Por anëtarësimi dhe statusi kandidat nuk janë vetëm çështje statusi, por përfiton nga BE para për shkolla, kanalizime, arsim e shëndetësi, shqipëria nuk e ka këtë status, sikur ta kishte këtë status do të merrte 45 euro subvencion për person në vit. Edi Rama na ka ndërprerë drejtë përdrejtë në kushtet e jetesës, me kanalizimet, ujin e pijshëm, megjithëse Gostima ka ujë 24 orë në ditë”, përfundoi Imami.
Imami dhe Boçi takim me banorët e fshatit Mollagjesh: Do t’i fitojmë këto zgjedhje, sepse ne e duam zhvillimin/Në vijim të turit elektoral, ministri i Mbrojtjes Arben Imami i shoqëruar nga kandidati për deputet, Luçiano Boçi kanë zhvilluar një takim me banorët e fshatit Mollagjesh të rrethit të Elbasanit. “Subvenciomi i fermerëve ka dhënë shumë rezultat dhe ka gjetur mbështetje, akciza do t’i kompensohet drejtpërsëdrejti atyre që e konsumojnë, duke bërë të mundur që shpenzimi i karburantit të subvencionohet përkatësisht. Ne kemi hequr TVSH për farërat, fidanët, për bagëti rrace, mekanikë bujqësore dhe për fermerin”, tha në fjalën e tij Imami. Ai është ndalur tek opozita dhe tek problemet që ka shkaktuar ajo, sic janë bojkotimi i parlamentit, mosmiratimi i tre ligjeve në kohën e duhur, mos pranimi i zgjedhjeve në vitin 2009, etj. Dëmi që i ka bërë opozita është shumë më i madh se sa thjesht u anëtarësove, apo jo. Ne jemi krenarë për vendin tonë, si një vend europian, si një vend i zhvilluar, si një vend e punës. E bllokoi Edi Rama, por ne bashkë do ti fitojmë këto zgjedhje, sepse ne e duam zhvillimin dhe do të ecim në këtë rrugë”, përfudoi Imami.
Banorët e Komunës Papër Sallak kanë kritikuar sjelljen e deputetëve të PS gjatë këtyre 4 viteve që sipas tyre kanë bllokuar zhvillimin dhe integrimin e vëndit.
Kandidati për deputet, Luçiano Boçi është ndalur tek punësimi, por edhe vetëpunësimi nëpërmjet bujqësisë që sipas Bocit “qeveria ka arritur ta rrisë numrin nëpërmjet skemës së subvencioneve duke bërë të mundur që paraja të shkonte tek fermeri në të gjithë territorin e shqipërisë në të gjithë komunat, por sasia e subvencioneve do të tre fishohet, dhe këtu në komunën tuaj do të përfitojnë më shumë fermerë se ckanë përfituar deri më tani”.