E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami Shitem arme por jo Libise

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami deklaroi dje gjate nje konference per shtyp se kane mbetur pa u demontuar edhe 38 mije tone municione te teperta

Ndersa shpaloste bilancet vjetore te institucionit qe drejton ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka shigjetuar opoziten duke deklaruar se jane perpjekur te bejne zhurme per bllokimin e procesit te eliminimit te municioneve te vjetra nepermjet rruges fitimprurese per shtetin ate te shitjes se municioneve. Imami ka pranuar se Shqiperia ka shitur arme gjate ketij viti por ai ka sqaruar se vendi yne nuk i ka shitur Libise por vendeve mbi te cilat nuk ka embargo per tregtine e armeve. Imami u shpreh se procesi i demontimit te municioneve do te permbyllet ne vitin 2013 ndersa sipas tij jane eliminuar poligonet e demontimit te cilat ndodhen ne afersi te zonave te banuara. Me tej Imami deklaroi se gjate vitit te ardhshem do te behet rishikimi strategjik i mbrojtjes dhe kapacitetet per perballimin e emergjencave civile jane ne rritje progresive. Jashte vemendjes se ministrit te Mbrojtjes nuk kane qendruar as misionet paqeruajtese per te cilat Imami u shpreh se Shqiperia do te vijoje te rrise prezencen e saj. Sipas tij 7.5 e buxhetit te mbrojtjes shkon per keto misione.

Demontimi i municioneve

Ministri tha se ne vitin 2013 Shqiperia do te permbylle procesin e demontimit te municioneve te teperta. Ne kete pike Imami beri te ditur se mbeten edhe 38 mije ton municione per asgjesim ne dy vitet e ardhshme.Prej pothuajse tri vitesh ne jemi ne gare me standardet qe i percaktuam vetvetes per demontimin e municioneve te teperta. Nese gjate vitit 2010 arritem te demontojme 20 653 ton municione ose rreth 3.2 here me shume se ne vitin 2009 gjate vitit 2011 jane demontuar 26 500 ton cka perben nje shenje garancie per realizimin e objektivit te qeverise shqiptare per ta mbyllur brenda vitit 2013 ceshtjen e demontimit te municioneve te teperta - u shpreh Imami. Ministri i Mbrojtjes duke pasur parasysh shperthimin tragjik te Gerdecit nenvizoi se tashme rrezikshmeria per popullsine civile eshte zero pasi depot ne afersi te zonave te banuara perfundimisht nuk ekzistojne. Sipas Imamit gjate ketij viti jane eliminuar edhe 7 grup-depo te municioneve duke larguar edhe me teper rrezikun qe ato kane perbere per banoret ne afersi te tyre. Numri nje i Ministrise se Mbrojtjes tha se asgjesimi i municioneve ne poligone te hapura do te mbyllet brenda 2012-s.

Modernizimi

Sipas Imamit Ministria e Mbrojtjes ka shenuar arritje edhe ne fushen e modernizimit duke rritur kapacitetet teknike mbeshtetese te Forcave te Armatosura. Gjate ketij viti ne arritem te kemi te gatshem produktin e pare te nje prej aktiviteteve me serioze industriale ne vend anijen Oriku e cila u prodhua ne kantierin e Pasha Limanit duke iu bashkengjitur anijes Iliria e prodhuar ne Holande ne kuader te projektit tone te modernizimit te Forces Detare - u shpreh ministri i Mbrojtjes. Nje tjeter arritje madhore eshte edhe persosja e sistemeve te perpunimit te informacionit specifikisht ato qe lidhen me Qendren Nderinstitucionale te Operacioneve Detare duke rritur aftesine e shtetit shqiptar per te monitoruar e kontrolluar aktivitetin ne hapesiren tone detare.


Materialet e teperta


Ministri i mbrojtjes ka bere te ditur se viti 2011 ka qene themelor per identifikimin grumbullimin dhe percaktimin e procedurave per heqjen e te gjitha materialeve te teperta. Sipas tij bordi per Trajtimin e Pajisjeve dhe Materialeve te Teperta ka listuar te gjithe ato materiale qe nuk i sherbejne Forces se Armatosur dhe ka filluar evadimi i tyre. Nje pjese do te vijoje te shitet nje pjese te asgjesohet dhe nje pjese te konservohet ne magazina te perqendruara - u shpreh Imami.


Prioritetet per vitin 2012

Nder prioritet kryesore per vitin 2012 ministri i Mbrojtjes ka renditur te parin mbylljen perfundimtare te procesit te demontimit te municioneve te teperta ne poligone ndersa demontimi i pjeses se mbetur te municioneve do te vijoje ne uzinat e specializuara te Forcave te Armatosura. Ndersa ne drejtim te modernizimit Forces se Armatosur do te ti shtohen tre helikoptere te rinj dhe nje anije e re e cila po prodhohet ne kantierin e Pasha Limanit. Prioritet do te jete vendosja ne operacionalitet te plote e ketyre pajisjeve te reja moderne. Por sipas ministrit mbetet sfide e rendesishme per Forcat e Armatosura krijimi i nje Force te Armatosur ekologjike. Gjate vitit 2011 jane ngritur dy borde te rendesishme ai i Standardizimit dhe i Modernizimit te Infrastruktures si dhe Bordi i Mjedisit te cilet kane bere nje pune voluminoze. Me rastin e 100-vjetorit te krijimit te Forcave te Armatosura ne do te kemi te perfunduar edhe dokumentet themelore qe do te percaktojne ne menyre perfundimtare standardet e ndertimit ne FA dhe do te hedhin bazat per krijimin e nje ushtrie ekologjike - u shpreh Imami.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›