Barazia gjinore Kodra Ne 2013-n grate ne Parlament ne kuoten 30
Rritja e numrit te grave ne vendimmarrje eshte nje domosdoshmeri - tha dje zv. ministrja e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta Filloreta Kodra gjate forumit me teme Reforma zgjedhore dhe zbatimi i kuotes gjinore ne Shqiperi ku u prezantua peticioni per ndryshimin e kodit zgjedhor lidhur me rritjen e pjesemarrjes se gruas ne vendimmarrje. Kodra ne fjalen e saj gjate ketij forumi theksoi Synimi yne eshte qe ne vitin 2013 pjesemarrja e grave ne Parlament te jete ne kuoten 30. Mesila Doda deputete e Partise Demokratike theksoi ne kete forum kjo iniciative ky peticion eshte nje hap cilesor per ta bere gruan pjese te barabarte te shoqerise. Ndersa deputetja e Partise Socialiste Vasilika Hysi e vuri theksin tek ligji dhe zbatimi i tij. Pjesemarresit ne kete forum rane dakord per nenshkrimin e nje peticioni per ndryshimin e kodit zgjedhor dy shtyllat kryesore te te cilit jane permiresimi i kodit zgjedhor duke vendosur si detyrim ligjor ndaj cdo partie politike qe merr pjese ne zgjedhje kandidimin e 1 gruaje ne cdo 3 emra ne cdo liste elektorale per deputete kryetar bashkish dhe komunash anetare te keshillave bashkiake e komunale dhe anetare te KQZ-se KZAZ-se etj.
Shtylla e dyte ka te beje me sanksionimin me ligj dhe detyrimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe te mos pranoje asnje liste te kandidateve ne zgjedhje te partive politike ne KQZ KZAZ qe nuk ploteson kete detyrim.