E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali Qellohet me plumb ne koke shqiptari tentoi te vidhte

Ishte pergatitur te vjedhe nje shtepi por ne fakt plani i tij deshtoi. Marsel Myftari 27 vjec ka humbur jeten gjate grabitjes se nje banese ne qytetin e Recanatit ne provincen e Marches. Vrasja eshte bere me plumb ne koke nga pronari i viles ku Myftari po tentonte te hynte per te vjedhur. Pronari i viles ka deklaruar se kishte degjuar gjate nates zhurme ne shtepine e tij. Me pas ka marre pistoleten e markes Smith amp Wesson dhe ka shkuar te shoh se cfare po ndodhet ne katin e pare te viles. Sic ka deklaruar ne polici ai ka pare nje burre qe po tentonte te hapte dritaren me force dhe i ka qelluar ne koke me pistolete. Sipas policise Italiane Myftari ka pasur vetem pak kohe qendrimi ne Itali dhe nuk ka pasur precedente penal te meparshem. Sipas policise dyshohet se 27-vjecari ka qene i shoqeruar dhe nga dy persona te tjere.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›