Imami Siguri maksimale nga demontimi i municioneve
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami dha garanci se nga procesi i demontimit te municioneve te vjetra do te kete nje siguri maksimale. Deklarata e tij u be dje gjate perurimit te linjes se re te demontimit te minave kundertanke ne Uzinen e Lendeve Plasese Mjekes Elbasan. Ne i kemi marre te gjitha masat qe te mos kete asnje rrezik per jeten e qytetareve te ulim ndotjet akustike dhe qe shperthimet te jene sa me te vogla ne sasi dhe ne kete menyre edhe ndotja e ambientit eshte minimale. Duhet te kuptojme se jemi perballe nje shqetesimi te madh dhe nuk mund te bejme sikur nuk ka asnje problem. Kemi dhjetera mijera ton municione te paplasura dhe cdokush qe merr persiper te flase per kete ceshtje duhet te kete parasysh se siguria per ambientet eshte maksimale dhe ne do ti kushtojme vemendjen maksimale tha ministri Imami.