E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto audience me Papen ne Vatikan

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto u nis dje per nje vizite zyrtare dyditore ne Seline e Shenjte ku ai do te kete nje takim te vecante me Papen Benedikti XVI. Rritja e marredhenieve mes Selise se Shenjte dhe Shqiperise eshte arsyeja e udhetimit dhe kesaj vizite zyrtare te ministrit shqiptar te Jashtem drejt Vatikanit. Gjate kesaj vizite ministri Haxhinasto do te pritet ne audience nga Shenjteria e Tij Papa Benedikti XVI si dhe do te zhvilloje nje takim me Sekretarin per Marredheniet me Shtetet Monsinjor Dominique Mamberti. Ministri Haxhinasto do te diskutoje me autoritetet e larta te Vatikanit mbi bashkepunimin e ngushte njerezor dhe institucional te vendit tone me Seline e Shenjte si dhe forcimin e metejshem te marredhenieve dypaleshe ne fusha me interes te ndersjelle thuhet ne njoftimin zyrtar te Ministrise se Jashtme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›