Abortet zyrtare Fieri dhe Vlora te parat ne liste
Ai eshte instaluar tashme ne 12 qytete dhe eshte ne proces edhe ne 10 te tjera deri ne fund te vitit. Instituti i Shendetit Publik ka tashme te dhenat per 6-mujorin e pare te ketij viti. Ne total jane 3235 aborte nga 30 qendra raportimi maternitete dhe perqindja e raportimit ne shkalle vendi eshte 853 . Krahasuar me 6-mujorin e pare te vitit 2009 perqindja e raportimit eshte me e larte per vitin 2009 ishte 676 bejne me dije specialistet e
ISHP-se. Listen e kryeson qyteti i Fierit. Per 6 muaj ne maternitetin e ketij qyteti jane kryer 391 aborte. Krahasuar me rrethet e tjera ka gati dyfishin e rasteve. Ketu nuk permenden dhjetra te tjere qe mund te jene kryer ne klinika private. Sot ky sektor ka nje rritje te numrit te aborteve per faktin se ruhet fshehtesia. Madje megjithese Ministria e Shendetesise ka dhene urdher qe te gjitha keto subjekte te raportojne periodikisht numrin e aborteve qe kryejne pjesa me e madhe e tyre nuk e bejne nje gje te tille. I dyti ne liste eshte qyteti i Durresit i cili per 6 muajt e pare ka raportuar 180 aborte. Me tej vjen Lushnja me 155 te tilla. Rrethet te cilat kane patur probleme me dergimin e skedave me e-mail jane Berati Shkodra Kruja dhe Librazhdi kryesisht per arsye te problemeve me kompjuterat dhe mosfunksionimin e e-mail-it apo per arsye te nderrimit te personave pergjegjes per softin ne rrethet Librazhd dhe Shkoder sqarojne specialistet e ISHP-se. Sipas tyre sistemi i survejances se abortit ka per qellim grumbullimin e statistikave te plota dhe analizimin e situates reale. Gjithashtu synohet sensibilizimi i popullates per perdorimin e metodave te planifkimit familjar ne menyre qe aborti te mos shihet me si zgjidhje.
Klinikat private
Sidomos ne kryeqytet vajzat dhe nje pjese e grave qe mund te kene nje shtatzeni te padeshiruar zgjedhin klinikat private per te abortuar. Klinikat nuk denjojne te raportojne numrin e aborteve qe kryejne ndersa statistikat zyrtare mbeten konfuze. Me kete panorame aborti ne vendin tone vijon te shihet si nje metode e planifikimit familjar ndonese nuk duhet te jete e tille. Ministria e Shendetesise u ka bere disa here thirrje drejtuesve te klinikave te zbatojne urdhrin e saj por nga ana tjeter nuk eshte marre asnje mase ndeshkuese. do klinike private eshte e detyruar qe cdo muaj ashtu sic bejne maternitetet publike te depozitoje ne ministri te dhenat per kete nderhyrje. Shkaqet e aborteve jane nga me te ndryshmet te cilat dergojne ne vendime ekstreme. Shtatzenia e padeshirueshme sipas specialisteve mbetet nder arsyet kryesore qe dergon mijera femra cdo vit ne veprime aspak njerezore. Ky fenomen duket se gjendet edhe tek femrat qe nuk jane te martuara por edhe tek ato qe jane te martuara pasi lindja e nje femije me shume per to do te ishte i tepert.
Pasojat dhe planifikimi
Pasojat e abortit jane te shumta duke nisur nga ato fizike e deri te trauma psikologjike. Sipas studimeve te specialisteve grate te cilat kane bere abort mund te kene probleme edhe me shtatzenite e ardhshme. Madje ato mund te mbeten edhe sterile. Ketu nuk duhen perjashtuar risqet me te larta per nje sere infeksionesh. Te dhenat deshmojne se grate te cilat kane bere abort ne shtatzenite e ardhshme mund te presin veshtiresi si lindja e parakohshme dhe pesha e vogel e bebes. Mjeket specialiste bejne apel per me shume ndergjegjesim ne perdorimin e metodave te planifkimit familjar. Ne vendin tone eshte ende i ulet numri i personave qe perdorin metodat moderne kontraceptive. Nje pjese e mire e cifteve jane akoma te mbyllur per te diskutuar mbi metodat moderne kontraceptive. Femrat preferojne ti pershtaten asaj qe duan partneret. Mungon informacioni nga profesionistet e shendetesise te cilet kane detyrimin per tu treguar femrave efektet anesore dhe dobite. Femrat por me shume meshkujt jane te painformuar per metodat kontraceptive moderne. Nje pjese e mire e femrave kane frike nga efektet anesore qe mund te kene nga perdorimi i pilulave. Meshkujt jane shperfilles sa u perket metodave per tu mbrojtur per semundjet seksualisht te transmetueshme dhe shtatzenite e padeshiruara.
Raportimi
Fier - 391 aborte
Vlore - 320 aborte
Durres - 180 aborte
Lushnje - 155 aborte
Sarande - 60 aborte
Diber - 28 aborte
Elbasan - 63 aborte
Korce - 118 aborte
Pogradec - 79 aborte
Mat - 25 aborte
Kavaje - 13 aborte
Gjirokaster - 17 aborte
Librazhd - 42 abrote
Zirina Llambro