Imami: Stabiliteti i Ballkanit i lidhur me integrimin
Ai ishte i pranishëm në një seminar të organizuar me rastin e njëvjetorit të hyrjes së Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut Verior.
Ministri Imami analizoi hollësisht situatën gjeopolitike të Shqipërisë, në kontekstin e rajonit ballkanik, duke filluar me periudhën e sundimit turk, luftërat botërore e deri tek përmbysja e sistemeve totalitare në vitet '90 dhe bombardimet e NATO-s në Serbi në vitin '99. Ministri shqiptar i Mbrojtjes vërejti se shembja e bllokut komunist në '90-n dhe prishja e balancës së territorit solli luftërat në ish-Jugosllavi, daljen e shteteve të reja dhe ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të NATO-s në Kosovë.
"Sot kemi një Ballkan të ri, me një hartë të re politike, element themelor i të cilit është shfuqizimi i hegjemonit rajonal të Serbisë, e cila, në fakt nuk e luajti dot këtë rol, pasi nuk dha paqe, siguri e stabilitet për rajonin", nënvizoi Imami.
Ai theksoi se sistemi i ri i sigurisë në Ballkan nuk duhet të mbështetet në rolin e një hegjemoni të vetëm, por në bashkëpunimin e ngushtë të sigurisë mes të gjitha shteteve anëtare në kuadrin e NATO-s.
"Kjo është arsyeja që të gjitha vendet tona që hynë në këtë sistem, dhe rajoni ynë nuk do të kishte qenë stabël, për aq sa është sot, pa pasur si dritë në fund të tunelit NATO-n dhe BE", tha Imami.
"Stabiliteti që është i qëndrueshëm nuk ka shanse rikthimi mbrapa, por që duhet të shkojë drejt perfeksionimit të mëtejshëm. Teza ime është se paqja dhe stabiliteti në Ballkan janë në raport apo në varësi të drejtpërdrejtë me integrimin euroatlantik të rajonit, si një i tërë", u shpreh ministri.