Zgjedhjet vendore, Rama: PS-ja nuk i shmanget asnjë sfide

PS-ja nuk do ti shmanget asnjë sfide por pa u plotësuar kushtet nuk do të ketë zgjedhje por ballafaqim demokratik që do të vazhdohet të përshkallëzohet.
Kështu është shprehur kreu i PS-së Edi Rama në një intervistë për "Zërin e Amerikës" nëse PS-ja do të hyjë në zgjedhjet vendore apo jo. Sipas tij opozita nuk i shmanget asnjë sfide por duhet të plotësohen më parë kushtet për të zhvilluar zgjedhjet.
Ndërkohë duke iu referuar protestave të PS-së Rama ka theksuar se protestat janë ndalur në një moment reflektimi për të pasur një kompromis për zgjidhjen e krizës politike.
Sipas tij protestat e ndërkombtarizuan betejën e opozitës për transparencën e zgjedhjeve.
Rama shtoi më tej se vendi nuk vuan nga mungesa e ligjeve por nga zbatimi i këtyre ligjeve duke shtuar se tashmë vendi ndodhet në një kapitull reformash që ato të kthehen në ligje të cilat të jenë të njëjta për të gjithë.