E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami ka gjetur ‘belanë’ kur shkon në zyrë…

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka një problem të ri që se kishte parash ikuar deri para 23 qershorit. Më parë kalonte krenar afër selisë së PS-së, nga të dyja hyrjet kur shkonte për në zyrë. Mirëpo pas humbjes së zgjedhjeve, e ka siklet të kalojë rrugës kur del apo kur hyn në zyrë pasi e ka shumë afër selinë e Edi Ramës. 

As ndërtesa e re në mes dy godinave ajo e Kishës Ortodokse e ndërtuar kohët e fundit nuk i bën derman. Imami e ka të vështirë të shohë socialistët tek mblidhen dhe gëzojnë çdo ditë në shtëpinë e tyre politike. Por siç duket Imami s’ka shpëtim pasi do apo nuk do ai, të paktën për 4 vite socialistët do të jenë në pushtet dhe vet atij pas disa javësh i duhet të lërë Ministrinë e Mbrojtjes e të bëjë thjesht deputetin e PD-së në muajin shtator. 

(e.m/summerpages/G.SH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›