E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, vihet në pranga ‘koka’ e rrjetit të trafikut të marijuanës

VLORË- Vihet në pranga ‘koka’ e një rrjeti të trafikut të marijuanës mes Shqipërisë dhe Italisë. Policia e Vlorës bën të ditur se ka arrestuar 26 vjecarin Ilir Kondaj, në kuadër të vijimit të operacionit “Porositë”. Bëhet fjalë për një operacion disa mujor të përbashkët mes policisë së qytetit bregdetar dhe asaj të Tiranës.

Sipas bluve të Vlorës, Kondaj në bashkëpunim me shtetasin tjetër Malush Halimi, tashmë të vënë në pranga, kanë tentuar të trafikojnë mariijuanë në sasi dhe periduha të ndryshme, me destinacion Italinë. Mësohet se ata përdornin si korrierë agjencitë e udhëtimit. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e drogës.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›