E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami ne takim me intelektualet elbasanas

Elbasani ka nje te ardhme te sigurte, sepse ka burime energjetike. Keshtu I garantoi per te ardhmen Kryetari i Fushatës Elektorale në qarkun e Elbasanit Z. Arben Imami intelektualët elbasanas.

“Elbasani tashmë është një burim energjie, është prodhim energjie, dhe industritë shkojnë atje ku ka energji ku ka rrugë, pra Elbasani ka një të ardhme të sigurtë. Kjo është sfida për të cilën thashe që duhet të na bëjë të gjithëve bashkë që në katër vjeçarin e ardhshëm ta kthejmë Elbasanin në një qytet të zhvilluar, ashtu siç duam që edhe shqipëria të jetë një shqipëri e zhvilluar. Ky është premtimi ynë për këtë katër vjeçar, një shqipëri të zhvilluar.

Imami gjate ketij takimi akuzoi iderin e opozitës për bllokim dhe pengim drejt rrugës së integrimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›