Patrick Svensson: Shqipëria, peizazhe të bukura e plehra pa fund
TIRANE-Që nga viti 1983, Suedia feston Ditën e saj Kombëtare me 6 Qershor, ditë kur Gustav Vasa u ngjit në fronin e mbretit në 1523. Në këtë ditë të shënuar për këtë vend, Patrick Svensson, i Ngarkuari me Punë i Suedisë në Shqipëri, komenton aspektet kryesore të marrëdhënieve dypalëshe, sidomos mjedisin. Në Shqipëri, që nga vjeshta e 2010, Svensson, me origjinë nga Jönköping, një qytet i vogël me një pozitë strategjike, e shikon situatën politike parazgjedhore në Shqipëri konkurruese, ndërsa mendon se 3 ligjet duhet të ishin miratuar që tetorin e kaluar.
Ju po shërbeni në Shqipëri prej disa kohësh tashmë. Si do ta vlerësonit eksperiencën "Shqipëri"?
Më pëlqen Shqipëria së tepërmi. Në vitet e kaluara kam shërbyer kryesisht në Ballkan dhe jam i familjarizuar me të. Para se të emërohesha në Shqipëri në vjeshtën e 2010, e kisha vizituar vendin tuaj vetëm një herë dhe kjo ndodhi në vitin 1995. Eksperienca ime e deritanishme në Shqipëri ka qenë shumë e mirë. Ka qenë një privilegj nga shumë aspekte të punoj dhe jetoj në Shqipëri sepse ajo është e bukur, interesante, plot histori dhe karakteristika të veçanta që e bëjnë atë të ndryshme nga vendet fqinje të saj. Shqiptarët janë shumë mikpritës, të ngrohtë dhe të sjellshëm, sidomos ndaj të huajve. Në përgjithësi është një eksperiencë e mirë.
Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ndërkombëtar (Sida) po koordinon mbështetjen suedeze prej disa vitesh në Shqipëri. Sipas jush, si ka ndryshuar Shqipëria në vite kur vjen puna tek zhvillimi i qëndrueshëm si fokusi kryesor i Sida?
Mendoj se kjo është një çështje e gjerë. Zhvillimi i qëndrueshëm është një aspekt i programit suedez të bashkëpunimit dhe zhvillimit në Shqipëri, sidomos për sektorin e mjedisit. Ne jemi këtu për të kontribuar për një mirëqenie të mjedisit, por jo vetëm. Zhvillimi ekonomik është kyç gjithashtu dhe kjo kupton faktorë të tjerë, përfshirë natyrën dhe mjedisin. Në përgjithësi, Shqipëria është një vend i bukur në sajë të natyrës fantastike të saj, por ajo do kujdes nga ne njerëzit. Si suedezë, ne ushqejmë një qëndrim gati fetar ndaj natyrës dhe prioriteti ynë është të sigurojmë një zhvillim të qëndrueshëm të këtij sektori.
Pyes veten se çfarë përjetojnë suedezët kur shikojnë peizazhet e bukura shqiptare të bëra pis nga plehrat e hedhura pa vend …
Natyrshëm nuk bën askënd të lumtur. Unë gjithashtu nuk jam kurrë i kënaqur kur shoh plehra të hedhura vend e pa vend jo vetëm në Shqipëri, por kudo tjetër. Gjithçka që mendoj është çfarë keqardhje të shikosh peisazhe të bukura plazhi "të bëra pis" nga plehra. Mendoj se zgjidhja është arritja e një zhvillimi të qëndrueshëm të këtij sektori. Kjo fillon nga vendosja e mbrojtjes mjedisore në krye të axhendës politike. Gjithashtu fillon nga secili prej nesh dhe vizitorëve që ta ruajnë natyrën.
Cilat janë disa nga projektet kryesore të Suedisë në Shqipëri?
Kryesisht ne operojmë në dy sektorë kryesorë: 1. qeverisje demokratike/të drejtat e njeriut 2. burime natyrore/ mjedis. Ne merremi me këto dy sektorë nëpërmjet strategjisë dypalëshe të zhvillimit dhe bashkëpunimit, e cila zgjat deri në fund të 2013. Për sa i përket sektorit të parë (1), ne kemi një seri objektivash si, rritja e efektshmërisë dhe transparencës në administratën shtetërore si dhe rritja e kapaciteteve të saj, për shembull të administratës tatimore dhe shërbimit kombëtar të punësimit, rritje të përfshirjes së komunitetit në arritjen e objektivave të integrimit europian, sigurimi i një aksesi më të mirë të shoqërisë civile, rritje e një pjesëmarrjeje më të madhe të femrave në sferën politike dhe të tjera. Projekte specifike lidhur me sektorin e parë kanë si objektiv barazinë gjinore nëpërmjet partnerëve tanë zbatues apo edhe rritjen e bashkëpunimit midis komuniteteve dhe policisë.
Lidhur me sektorin e burimeve natyrore/mjedis (2), objektivat e strategjisë sonë konsistojnë në rritjen e mbrojtjes së sektorit energjitik, promovimin e përdorimit të efektshëm të burimeve të rinovueshme të energjisë, stimulimin e bashkëpunimit midis shoqërisë civile dhe shtetit lidhur me mbrojtjen mjedisore, rritjen e kapacitetit lokal kur bëhet fjalë për çështjet e lidhura me burimet natyrore dhe mbajtjen e një përdorimi të qëndrueshëm të burimeve natyrore në Shqipëri.
A jeni të kënaqur me rezultatet e arritura deri më tani nga kjo strategji e rëndësishme?
Ne i vlerësojmë rezultat tona në mënyrë sistematike. Ne kemi vlerësues të pavarur, të cilët e bëjnë këtë gjë. Suedia po punon me Shqipërinë prej gati 15 vitesh nën strategji të ndryshme. Kjo aktualja (2009-2013) përqendrohet kryesisht në rritjen e kapaciteteve të institucioneve aktuale për përmbushjen e kritereve të BE-së. Në përgjithësi jemi të kënaqur me punën tonë.
A mund të na thoni diçka lidhur me "Modelin Suedez" për të cilin është folur mjaft së fundmi?
Në përgjithësi, ky model përfaqëson mirëqenien dhe ai u krijua në Suedi pas Luftës së Dytë Botërore. Ai nënkupton përfshirjen e të gjithë suedezëve në të. Ky model kërkon pagimin e shumë taksave, ama edhe kërkesat e taksapaguesve ndaj shtetit janë shumë të mëdha. Ky model ka një mbështetje të madhe midis partive politike dhe komunitetit, sepse të ardhurat nga ky model janë të mëdha kur bëhet fjalë për shëndetësinë, arsimin dhe transportin publik e të tjera. Një aspekt tjetër i këtij modeli është dialogu, kompromisi dhe besimi midis klasës politike dhe qytetarëve. Në Suedi ka shumë debat lidhur me çështjet shoqërore që janë në fokus të fushatave zgjedhore. Mbrojtja e të drejtave të punëtorëve nëpërmjet sindikatave, të cilat janë shumë të forta në Suedi është një aspekt tjetër i këtij modeli.
Nga qyteti i Korçës, ju thyhet heshtjen duke shprehur shqetësimin për gjendjen e KQZ. Si e vlerësoni situatën parazgjedhore në Shqipëri?
Do ta quaja shumë konkurruese. Si në çdo zgjedhje, ka shumë për të fituar dhe humbur. Unë i shikoj të dyja koalicionet kryesore elektorale në pozita shumë konkurruese.
Tri ligjet, shumë të rëndësishme për integrimin, u miratuan pak ditë më parë nga parlamenti.
Mendoj se është një lëvizje e mirë për Shqipërinë dhe procesin e integrimit në përgjithësi. Por mund të kishte ndodhur edhe më parë sipas mendimit tim, pak mbas paraqitjes së progres-raportit të BE-së tetorin e kaluar, nëse do të kishte ekzistuar vullneti politik.
Barazia dhe individualiteti karakterizojnë shoqërinë suedeze. A mendoni se niveli i ndërgjegjësimit rreth komunitetit gay në Shqipëri është rritur?
Që nga mbërritja ime në Shqipëri, dy vite e gjysmë më parë, kam vënë re përpjekje dhe progres në trajtimin e çështjeve të lidhura me komunitetin gay. Këto të fundit janë më shumë pjesë e debateve publike. Shoqatat e lidhura me komunitetin gay janë më aktive dhe ato po mbështesin zbatimin e legjislacionit aktual si dhe po kontribuojnë në ndryshimet e legjislacionit përkatës. Megjithatë duhet të regjistrohet një historik arritjeje për të parë progres në respektimin e drejtave të njeriut.
Në Shqipëri, nuk u arrit të respektohej as kësaj radhe përqindja e përfaqësimit të kandidateve femra në zgjedhjet e qershorit të 2013.
Ne u zhgënjyem tek pamë se 30 % i këtij përfaqësimi nuk u respektua. Shpresuam shumë, por nuk ndodhi. Në Suedi, rreth 45 % e deputetëve në parlament janë femra dhe 54 % e ministrave në qeveri janë femra.
A do të vazhdojë Suedia të "qëndrojë" në Shqipëri?
Aktualisht ne po ravijëzojmë strategjinë e bashkëpunimit tonë të ardhshëm me Shqipërinë. Shpresojmë se në fund të 2013 do të kemi një strategji të Suedisë për Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, që do të na drejtojë punën tonë për periudhën 2014-2020. Të gjithë treguesit tregojnë se Suedia do të vazhdojë të qëndrojë në Shqipëri edhe për vitet në vazhdim, duke dhënë një mbështetje të gjithanshme. Ne i japim Shqipërisë çdo vit një ndihmë prej 9 milionë eurosh. Që nga 1998, Suedia ka kontribuar me më shumë se 95 milionë euro ndihmë dypalëshe ndaj Shqipërisë nëpërmjet bashkëpunimit dhe zhvillimit.
Të gjitha fondet tona ndaj Shqipërisë monitorohen në mënyrë strikte nga ambasada jonë. Ne i jemi besnik sistemit të Ndihmës së Hapur (Open Aid), që do të thotë transparencë ndaj çdo euroje të alokuar.
(d.b/GazetaShqiptare/BalaknWeb)