E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alves: Lojën nuk do e përcaktojë vetëm Neymar, meritë ka i gjithë ekipi

alvesBlerja e Neymar nga Barcelona ka qenë vërtet një ngjarje e madhe për futbollin spanjoll, pasi tek katalanasit do të ketë dy yje.

Vetë mbrojtësi Dani Alves ka deklaruar se në sezonin që vjen do të jetë shumë e vështirë të përcaktohet se cili do të jetë lojtari më i mirë i ekipit, duke shtuar se ashtu si Messi edhe Neymar është një lojtar i madh.

Duke folur nga Brazili, pasi do të marrë pjesë në Kupën e Konfederatave, Alves, është shprehur se ambientimi i Neymar tek Barcelona do të jetë shumë i shpejtë.

Por një gjë që atij nuk i ka pëlqyer është se të gjithë po deklarojnë se braziliani do të jetë ylli i ktalanasve.

E gjithë vëmedja sot po përqëndohet tek Neymar duke ja vënë atij të gjitha përgjegjësitë, ndërkohë që ai është vetëm 20 vjeç. Meritë në lojë kanë të gjithë lojtarët. Në klub Messi bën diferencën, por ai ndihmohet nga të tjetrët e njëta gjë do të ndodhë edhe me Neymar,- tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›