Imami viziton trupat shqiptare në Herat

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i shoqëruar dhe disa drejtues të lartë ushtarakë, ka vizituar trupat shqiptare me mision në Herat të Afganistanit. Imami u shprehu ushtarëve shqiptarë falënderimet për punën e tyre, si dhe përshëndetjet e familjeve, Kryeministrit Berisha, dhe të forcave të armatosura, si dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare për cdo kërkesë që ata kanë.
Ushtarakët e lartë me mision në këtë vend e informuan Imamin me situatën në zonën e operacionit, ku është bërë e mundur goditja e kryengritësve talebanë, dhe vendosja e qetësisë në zonën e Heratit. Sipas tyre, kjo ka ardhur në sajë të zbatimit të detyrave të dhëna me profesionalizëm, dhe me përkushtim maksimal.
Në këtë bazë, Imami pati dhe disa takime me drejtuesit ushtarakë italianë, trupat e të cilëve veprojnë në këtë bazë. Ata i shprehën ministrit tonë të mbrojtjes falënderimin për kontributin e dhënë nga Shqipëria në Afganistan. Nga ana e tij, Imami vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me kontigjentin italian, të një vendi mik dhe aleat njëkohësisht.
Ministri i mbrojtes Arben Imami, u informua dhe për ecurinë e një kontigjenti, që vepron në zonën e Shindatit në Afganistan.